KLSH padit në Prokurori 12 zyrtarë
në bashkitë Durrës e Sarandë
Kontrolli i Lartë i Shtetit çon në prokurori ish-kryetarin e bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, dy Zëvendës Kryetarë të Bashkisë Durrës, Adi Çela e Zhuljan Varfi, si dhe 9 punonjës të Bashkisë Durrës.
TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit çon në prokurori ish-kryetarin e bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, dy Zëvendës Kryetarë të Bashkisë Durrës, Adi Çela e Zhuljan Varfi, si dhe 9 punonjës të Bashkisë Durrës.
Në një deklaratë të KLSH-së, thuhet se gjatë auditimit të bërë në bashkitë Durrës dhe Sarandë janë konstatuar një sërë shkeljesh të rënda ligjore gjatë periudhës 2003-2011.
Ish-kryebashkiaku demokrat i Sarandës, sipas KLSH-së ka dhënë 129 leje ndërtimi brenda vijës kufizuese të qendrës së qytetit, në kundërshtim me të gjitha vendimet e KRRTSH-së. Ndërsa referuar numrit të konsiderueshëm të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e urbanistikës, KLSH ka dërguar ndjekje penale edhe për dy juristë dhe tre ish-drejtorë të kësaj Bashkie.
Ndërkohë, gjatë auditimit në Bashkinë e Durrësit janë konstatuar shkelje të rënda ligjore në lidhje me zbatimin e procedurave të prokurimit në “Rikonstruksionin e bulevardit kryesor “Dyrrah”, me një dëm ekonomik në vlerën 19.3 milionë lekë dhe në prokurimin “Gjelbërimi në qytet”, me dëm financiar 7.1 milionë lekë.
“Në të dyja prokurimet, shkeljen kryesore e përbën fakti që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar operatorët ekonomikë (OE) me ofertë më të ulët dhe ka kualifikuar padrejtësisht OE me vlerë më të lartë, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik Bashkisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sipas KLSH-së, janë skualifikuar operatorë me oferta më të ulëta. Dy nënkryetarët e Bashkisë së Durrësit, si edhe pesë punonjës të saj janë kallëzuar penalisht në Prokurori nën akuzën e “shkeljes së barazisë në tenderë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09