Aftësia ripaguese e ekonomisë sonë kundrejt borxhit publik, është në rënie. Ky është një ndër konkluzionet kryesore të raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kryer gjatë vitit 2017 lidhur me performancën e qeverisë në menaxhimin e borxhit publik. Sipas raportit, pavarësisht përpjekjeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, treguesit e përdorur për menaxhimin e borxhit publik, nuk përmbushin kërkesat e standardeve të pranuara në lidhje me vlerësimin e qëndrueshmërisë, kostos së borxhit dhe menaxhimin e tij me ekonomicitet dhe efiçiensë.
Rezultatet e treguesve përgjegjës për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe kostos së borxhit publik si: Borxh i Jashtëm/ Eksporte, Borxh i Jashtëm/ Rezervave Valutore dhe Indikatori i Hendekut Primar Afatshkurtër, tregojnë se aftësia ripaguese e ekonomisë sonë kundrejt borxhit publik, është në rënie. Këto rezultate lidhen drejtpërdrejtë me koston që përballon shteti për shlyerjen e interesave dhe principalit.
Sipas ekspertëv të KLSH, moszbërthimi i strategjive afatmesme të menaxhimit të borxhit publik në plane konkrete veprimi dhe strategji alternative, nuk i mundësojnë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë diversifikimin e risqeve për të arritur në një menaxhim efiçient të borxhit publik.
Programet
Huamarrja është një ndër teknikat më të rëndësishme makroekonomike, e parë si një nga mënyrat për të plotësuar nevojat e qeverisë në realizimin e programeve ekonomike, shërbimin e borxhit si një instrumentet për të menaxhuar koston që shoqëron huamarrjen dhe efiçiensën e përdorimit të borxhit publik në qëllim të rritjes së performancës ekonomike.
Plotësimi i këtyre nevojave me kosto sa më të ulët të mundshme dhe kundrejt një shkalle të pranueshme risku, konsiston fillimisht në ndërtimin e një kuadri ligjor dhe normativ të plotë për menaxhimin efektiv të borxhit, zhvillimin e tregjeve të brendshme, veçanërisht atij sekondar për realizimin e marrëveshjeve konkurruese të huamarrjes, kryerjen e aktiviteteve operacionale të emetimeve, shërbimeve, regjistrimeve dhe raportimeve të sakta të borxhit.
Por gjenerimi i programeve afatmesme efektive në menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e borxhit, mbetet ende një objektiv i rëndësishëm për t’u realizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Eficiensa
Pyetjes “a sigurohet me ekonomicitet borxhi publik dhe a përdoret me eficiensë ai?”, në përfundim të auditimit, KLSH i kthen përgjigje si më poshtë vijon. Raporti i borxhit të jashtëm ndaj eksporteve është një tregues i shpejtë mbi mundësinë e një ekonomie për të ripaguar borxhin e jashtëm në monedhë të huaj.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com