KLSH: Politikat sociale jo efektive! Varfëria orienton individët drejt krimit

TIRANE - Raporte të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare por edhe vendase, shpesh ngrenë shqetësimin e nivelit të varfërisë në Shqipëri, si dhe pamundësinë që kanë familjet shqiptare për të përballuar kostot e jetesës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e kryera gjatë vitit 2018, ka konstatuar se pavarësisht objektivave të qeverisë për të identifikuar familjet e varfra dhe ekstremist të varfra, kjo nuk ka rezultuar e suksesshme pasi ende mungon përcaktimi i minimumit jetik që bën që studimet dhe politikat e përkujdesit social të mos jenë të duhura.

Minimumi jetik është shuma monetare e një sërë produktesh ushqimore të përshtatshme për të siguruar funksionimin normal të trupit të njeriut dhe ruajtjen e shëndetit, plus një numër minimal artikujsh jo-ushqimorë dhe një numër minimal shërbimesh të nevojshme për të përmbushur nevojat bazë social-kulturore.

Sipas KLSH-së nga pamjaftueshmëria ekonomike, shumë persona mund ti drejtohen rrugëve alternative për të mbijetuar duke stimuluar krimin ekonomik dhe jo vetëm.

Auditimi vazhdon më tej duke theksuar se skema aktuale e Ndihmës Ekonomike, si instrument i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucioneve të varësisë për përkujdesjen sociale, nuk është efektive në zbutjen e varfërisë, referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre.

Aktualisht në Shqipëri pensioni social është 6 mijë lekë, në të njëjtën vlerë është edhe ndihma ekonomike, ndërsa pensioni minimal shkon në rreth 10 mijë lekë. Ndërkohë sipas KLSH-së mbështetja e qeverisë me programin e Ndihmës Ekonomike do të ishte efektive nëse kontributi do të vlerësohej paralelisht me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, me produktet e shportës së konsumit dhe me studime dinamike për riintegrimin e individëve në shoqëri.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Punojne s ne DPW wellfeare: 19/10/2019 23:48

    NDIHMA EKONOMIKE D M TH NEN KUADRIN E MINIMUMIT JETIK MUND TE APLIKOHET EDHE ME KARTA ELEKTRONIKE OSE KUPON NE FORME CEKU ME VLERE MUJORE SA TA CAKTOJE QEVERIA PER MUAJIN DHE NJE TJETER CEK PER TE PAGUAR QERANE E SHTEPISE JO LEKE NE DORE KESHTU QE PERSONI SHKON NE DYQAN USHQIMESH BLEN USHQIMET QE IDUHEN SHKRUAN SHUMEN TEK CEKU DHE JA JEP SHITESIT KETA CEQE OSE KUPONA KONVERTOHEN NE LEK NGA SHTETI JO PIJEALKOLIKE DHE CIGARE TE PA PERDORSHME NE RESTORANTE DHE VENDE QEFI

    Përgjigju
  • Punojne s ne DPW ne nyc wellfeare: 19/10/2019 22:49

    PERCAKTIMIN I MINIMUMIT JETIK ESHTE NUMURIMI NJE I SHPETIMIT TE KETIJ VENDI KUSH NUKE DON PER MUA ESHTE ARMIK I POPULLIT KU ESHTE E MIRA : 1) ndalimin I MIGRACIONI massiv 2) RRITJEN e nivelit te jeteses d m Th I pages se puntorit 3) nuk do kete me lypsare ne rruge 4 ) ndalimi I krimit familjare 5) NDALIMIN E E divorseve 6) edukimin e popullit KU ESHTE E KEQJA : 1 BUXHETI I SHTETIT DUHET TE KONCENTROHET TE ANA SOCIALE E POPULLSISE PO PO TE LLOGARITESH VJEDHJET DHE SHPERDORIMIN E PARAVE NGA QEVERIA LLOGARITEN DALIN NJELLOJ SI PERPARA PA MINIMUM JETIK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren