KLSH: Shpërdoruan 64 mln lekë
padi për 2 zyrtarë të Bashkisë Fie

KLSH: Shpërdoruan 64 mln lekë<br />padi për 2 zyrtarë të Bashkisë Fie
Dy zyrtarë të lartë të lartë të drejtorive të legjislacionit dhe të urbanistikës së bashkisë së Fierit dërgohen për kallëzim penal në organin e akuzës, pasi me shpërdorimin e detyrës ata i kanë shkaktuar shtetit afro 64 milionë lekë dëm financiar.
 
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar auditim në Bashkinë Fier për periudhën 01.01. 2011 deri 31.12.2012. KLSH ka konstatuar, krahas punës pozitive, shkelje ligjore në lidhje me prokurimet me fondet publike kryesisht në zbatimin e kontratave, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe llogaritjen e arkëtimin e pagesave për taksën e ndikimit në infrastrukturë.
 
Sipas KLSH për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara, ky institucion ka rekomanduar 47 masa organizative, 8 masa shpërblim dëmi në vlerën 63 630 534 lekë dhe 29 masa disiplinore për personat shkaktarë-përgjegjës.
 
Për këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallzim penal në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin me iniciale M.G., në cilësinë e ish-Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës dhe të ish-Sekretarit të KRRT-së të Bashkisë Fier.

Ndërsa në një reagim të menjëhershëm Bashkia e Fierit mohon akuzat për abuzim, si dhe thekson se në raportin e dorëzuar në këtë bashki, mungojnë këto shkelje të bëra publike nga KLSH-ja.

Ndër shkeljet më kryesore KLSH përmend:
 
1) Bashkia nuk ka parashikuar në vendimin për taksat dhe tarifat vendore për vitin 2011 sipas ligjit.
 
2) Në 8 raste, Bashkia ka pajisur me leje ndërtimi, pa shlyer më parë taksën e ndikimit në infrastrukturë.
 
3) Nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë janë marrë 33 vendime pezullimi për ndërtimet pa leje, ndërkohë ndaj personave kundërvajtës nuk janë vendosur masa administrative me gjobë në shumën 2 000 000 deri 5 000 000 lekë.
 
4) Mos-zbatimin e planit të përgjithshëm rregullues në dhenjen e lejeve të ndërtimit, lidhur me numrin e kateve të miratuara në vendimet përkatëse.
 
5) Pagesa të kundërligjshme për paga të personelit në vlerën 1,780,000 lekë, duke miratuar në strukturën e këtij institucioni 7 Drejtorë të Përgjithshëm, në vend të “Drejtorë Drejtorie”.
 
6) Gjendja e lartë debitore për 204 subjekte
 
7) Nga Drejtoria Juridike e Bashkisë, nuk janë zbatuar e ndjekur hapat ligjorë për kërkimin e arkëtimit të detyrimeve në vlerën 52,793,346 lekë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut