Klubet angleze të interesuara për
Hysajn, mbrojtësi vlen 50 mlm euro

Klubet angleze të interesuara për<br />Hysajn, mbrojtësi vlen 50 mlm euro<br>
Paraqitjet e mira me Napolin kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, mund të jetë duke luajtur vitin e tij të fundit në Itali. Kjo pasi ata janë duke e ndjekur dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester United dhe Arsenal.

“Arsenal dhe Manchester United synojnë ta kenë në skuadër gjatë verës mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, – shkruan “Talksport”. Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa klauzola e largimit është 50 milionë euro. Megjithatë, palët mund të ulen në bisedime dhe shifra të ulet. Një faktor vendimtar për transferimin e Hysajt drejt ishullit britanik është se çfarë do të fitojë Napoli këtë sezon. Nëse të kaltrit do të fitonin titullin kampion, atëherë drejt Hysajt do të intensifikoheshin ofertat.

Roli i tij në fushë si mbrojtës i djathtë, duke qenë ndër më të mirët në botë, e favorizon Hysajn për të luajtur te një skuadër e madhe. Futbollisti shkodran nuk është i shqetësuar nga zërat e merkatos, duke luajtur konstant në pozicionin e tij dhe munguar vetëm në një ndeshje gjatë këtij sezoni, përfshi edhe Champions League. Hysaj ka 130 ndeshje në Seria A, teksa është ndëshkuar vetëm njëherë me karton të kuq.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi