Klubet e Seria A me vendim unanim: Nisim kampionatin më 9 maj

Klubet e Seria A me vendim unanim: Nisim kampionatin më 9 maj

Klubet e Seria A kanë mbajtur sot një mbledhje nëpërmjet një videokonference ku kanë rënë dakord që kampionati të riinisë me datën 9 maj. Nëpërmjet Ligës së Seria A ata kanë bërë të ditur kërkesën e tyre, e cila ka qenë e prerë dhe unanime, pasi rifillimi në një datë tjetër do të cënonte garën. Kjo pasi rrezikohet të mos zhvillohen 12 javët e mbetura.

Në këtë mbledhje emergjente të ardhur si pasojë e pandemisë së koronavirusit është shqyrtuar edhe çështja e zgjatjes së kontratave të futbollistëve, ekzaktësisht të atyre që u skadon në qershor. Edhe pse akoma nuk është vendosur ka një dakordësi paraprike që ky afat për skadimin e kontratave të shtyhet deri më 15 korrik.

Gjitashtu në këtë videokonferencë është disktuar edhe për sposnorizimet dhe të drejtat televizive.  Të gjitha këto, ashtu si kontrata e lojtarëve do të shtyhen deri në mesin e korrikut. Ky propozim i klubeve të Seria A është në sinkron me atë që deklaroi një ditë më parë presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gavrina, i cili tha se kampionati do të nisë më 2 maj dhe se vetë ai do t’i kërkojë UEFA-s shtyerjen e Europianit për vitin 2021.

Ndërkohë kujtojmë se nesër do të mbahet mbledhja e UEFA-s me 55 federatat Europiane ku pritet të merren vendime shumë të rëndësishme. Sidoqoftë nga videokonferenca e sotme e klubeve të Seria A u mor parasysh se vendimet mund të jenë subjekt i ndryshimeve, në varësi të ndalimit të pandemisë. Sakaq një hipotezë e hedhur poshtë ishte ajo e ndalimit të kampionatit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”