AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fatjon Bunjaku. Shqiptari nga Kosova u aksidentua në aksin Prishtinë - Mitrovicë. Ai ishte vetëm 22 vjeç.
"Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku.
Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë.
Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin.
AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku dhe për të gjithë komunitetin sportiv që sot humbi një nga njerëzit e tij. Fatjoni nuk do të harrohet", shkruan AF Elbasani.
Lajmi kryesor:
Tragjike/ Ndërron jetë në aksident Fatjon Bunjaku, futbollisti i AF Elbasanit ishte 22 vjeç! Klubi: Mendimet tona janë me familjen






