Klubi i Serie A 'flet shqip', ofertë edhe Thomas Strakoshës

Klubi i Serie A 'flet shqip', ofertë edhe Thomas Strakoshës

Thomas Strakosha

Lojtarët e Kombëtares janë në qendër të merkatos, duke pasur oferta nga klube të ndryshme. Përtej Adriatikut bëjnë me dije se Lecce në Serie A është duke konsideruar dy emra nga kombëtarja shqiptare.

Pas Ylber Ramadanit të Aberdeen, tanimë edhe portieri Thomas Strakosha lidhet me një rikthim në Serinë A të futbollit në Itali. Te Lecce janë duke bërë shumë ndryshime, kjo për të përforcuar skuadrën në prag të një gare të fortë për sezonin e ri.

Pas emërimit të Roberto D'Aversës në stol, klubi po mendon për dy shqiptarët. Nëse për Ramadanin kontaktet kanë nisur prej disa kohësh, në skenë ka dalë edhe emri i Strakoshës.

28-vjeçari u largua nga Lazios një sezon më parë për te Brentford në Premier League, teksa nuk ka luajtur me ekipin e ri kjo edhe për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë për disa muaj. Paga prej 2 milionë eurosh në sezon step Leccen, me Strakoshën që ka luajtur më shumë se 200 ndeshje në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy