Klubi Regbisë Tirana surprizon në Ligën Ballkanike: Këtu falë mbështetjes së serbëve (VIDEO)

Klubi Regbisë Tirana është ekipi i vetëm në Shqipëri që ushtron këtë sport të pazakontë në vendin tonë. Prej dy vitesh ato marrin pjesë në ‘Balkan Super League’ ku këtë fundjavë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në Grupin A të Ligës së Dytë. Për ‘report tv’ Ditmar Halla, njëri prej lojtarëve të klubit, tregon se si janë bërë pjesë e kësaj lige.

“Ata që na ftuan çuditërisht ishin federata serbe e regbisë, që na bëri goxha përshtypje. Na thanë që jeni të mirëpritur të merni pjesë në këtë kampionat që është kompeticioni më i rëndësishëm në ballkan. Ata janë treguar shumë të sjellëshëm dhe na kanë ndihmuar për çdo gjë që munden për të na e bërë më të lehtë. Nuk e prisnim në fakt.”

Në ekip nuk ka vetëm lojtarë shqiptar, por pjesë e tij është edhe një turk.

Ogulcan Satiroglu: “Është shumë emocionuese të jetoj këtu, te jem pjesë e diçkaje dhe të bëj atë që dua, të luaj regbi. Është fantastike që luaj me këto djem.”

Lojtarët e Regbisë Ditmar Halla dhe Dejvi Gashi

Klubi Regbisë Tirana në ndeshjen e parë triumfoi në transfertë me rezultatin e thellë 6-46 kundër ekipit të Bosnje-Hercegovinës Ragbi Fis Vitez, ndërsa sfidën e ardhshme do ta luajnë në Shqipëri kundër ekipit malazez të South Region Montenegro. Në prag të takimit mbizotëron një atmosferë pozitive dhe besimplotë për rezultatin, ndërsa njëri prej lojtarëve shpreson që shumë shpejt ekipi të ngjitet në Ligën A.

Sinkron Dejvi Dashi: “Liga Ballkanike ka dy kategori, A dhe B. Ne ndodhemi në kategorinë B këtë vit si ekip I ri që jemi. Deri tani kemi fituar një ndeshje dhe në rast se fitojmë edhe takimin e radhës jemi të gatshëm për kualifikueset që të dërgojnë në kategorinë A.”

Ndeshja kundër South Region Montenegro do të luhet në Arbane ditën e dielë në orën 15:00.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës