KM:Besnik Dervishi për Komisioner
i ​Mbrojtjes së të Dhënave Personale

KM:Besnik Dervishi për Komisioner<br />i ​Mbrojtjes së të Dhënave Personale
Ish-Prefekti i Qarkut Vlorë, Besnik Dervish është propozuar nga Këshilli i Ministrave për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale.
 
Vendimi i Këshillit të Ministrave për t’i propozuar Kuvendit Dervishin si Komisioner të Mbrojtjes së të Dhënave Personale është marrë në mbledhjen e sotme të drejtuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi.
 
Besnik Dervishi është larguar nga detyra e Prefektit të Qarkut Vlorë në fund të muajit Mars dhe në vend të tij është emëruar Etjona Hoxha.

Propozimi i qeverisë për të caktuar Dervishin si Komisioner i Mbrojtjes së të Dhënave Personale do të kalojë në seancën e nesërme të Kuvendit, ku do të bëhet edhe votimi për miratimin ose jo të këtij propozimi.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave për propozimin e Besnik Dervishit 
VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË KANDIDATURËS PËR KOMISIONER TË MBROJTJES TË TË DHËNAVE PERSONALE
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33, të ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
VENDOSI: 
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së  z. Besnik Dervishi për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
 
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç