TIRANE - Në disa media online shqiptare u publikua një lajm për një liste sekrete që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ku thuhej se kërkohej hetim për 23 imam të xhamive të rëndësishme në vend, kryesisht Tiranë dhe Durrës. Por vetë KMSH ka reaguar për këtë lajm të përhapur, duke deklaruar se është i pavërtetë dhe lista me emrat e imamëve është e falsifikuar.
"Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, sqaron opinion publik se dokumenti që qarkullon në media dhe në rrjetet sociale, është i falsifikuar. Ky dokument i cili pretendon se Komuniteti Mysliman kërkon hetimin e personave të caktuar, nuk është i vërtetë, është qartazi dallueshëm i
falsifikuar dhe nuk ka dalë nga institucioni i Komunitetit Mysliman", thuhet në njoftimin zyrtar të KMSH-së.
/Shqiptarja.com