Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.
Kjo, me gjithë faktin se Kosova tha të enjten se i ka dërguar letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Mendoj se letra ka ardhur pak me vonesë”, thotë Knaus, i cili ka përcjellë nga afër rrugëtimin e Kosovës drejt KiE-së.
“Por, mendoj se vendet anëtare duhet të thonë se e mbështesin nismën e Kosovës dhe duhet të bëjnë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm së shpejti - me shpresë brenda disa javësh”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave.
Ndërkohë, disa vende si Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në KiE.
Ndërkohë ministrja e Jashtme e Kosovës, deklaroi se Qeveria është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjenden mbetje njerëzore brenda një makine të djegur në Podujevë
5 Shkurt, 16:55
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbët akuzojnë njëri-tjetrin për blerje votash
5 Shkurt, 15:52
-
Haradinaj: Përplasja e Kurtit me Grenell, serioze! Nëse fiton zgjedhjet, rrezikojmë mbrojtjen e Kosovës
5 Shkurt, 11:42
-
4 ditë para zgjedhjeve, presidentja Osmani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të administratës Trump
5 Shkurt, 09:33
-
‘Pushkët i kemi plot’, Kurti i ‘përgjigjet’ Grenell? Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës
4 Shkurt, 23:01
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Kulluri: Kurti antiamerikan, punon kundër interesave të vendit! Osmani: SHBA po thotë se nuk e do më nëpër këmbë Albinin
4 Shkurt, 21:39
-
Valon Arifi: Ju kujtohet Albin Kurti dhe Bojken Abazi si e vandalizuan Tiranën për projektin e 'Teatrit Kombëtar'? Tani promovojnë të njëjtin projekt
4 Shkurt, 20:37
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Kosovë/ Gjykata Speciale dënon me 7 vite burg 3 ish-pjesëtarët e UÇK-së, shpallen fajtorë për pengim të drejtësisë
4 Shkurt, 16:37
-
Deklaratat e Grenell për Kurtin, politologia: Duhen marrë seriozisht! Albini nuk është njeri i besueshëm për SHBA-në, ka lënduar raportet me amerikanët
4 Shkurt, 11:58
-
Gjendet një rakethedhëse në Kosovë, pranë kufirit me Serbinë (FOTO)
4 Shkurt, 09:49
-
Kreshnik Spahiu: Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?
3 Shkurt, 19:16