TIRANË- Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka emëruar këshilltar për integrimin” pranë kabinetit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, ish- raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Europian , Knut Fleckenstein, një emër shumë i njohur për vendin tonë dhe politikën shqiptare.

Dokumenti mban firmën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, e ndërsa Fleckenstein shprehet se është i lumtur që të nisë nga puna.

"I lumtur që të që të filloj punën për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kreut të Kuvendit për besimin e tij. Mezi e pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë", shkruan Fleckenstein.

Dokumenti që mban firmën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi