Knut Fleckenstein: Vitin tjetër
hapen negociatat për Shqipërinë

Knut Fleckenstein: Vitin tjetër<br />hapen negociatat për Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi një takim mesditën e sotme me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein,  i cili u shpreh optimist për hapjen e negociatave vitin tjetër. 
  
Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipëria po vijon punën për implementimin e reformës në drejtësi dhe veçanërisht të ligjit të Vetting-ut.
 
Rezultati i zgjedhjeve të qershorit ishte një mandat i qartë për reformat evropianizuese. Ne kemi filluar zbatimin e reformës në drejtësi, që u miratua me konsensus ndërpartiak në korrik 2016 dhe që do të forcojë ndjeshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- tha Ruçi, duke shtuar se Kuvendi i Shqipërisë pret çeljen e negociatave më Bashkimin Evropian për vijimin e reformave të mëtejshme legjislative.
 
Gjithashtu, Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin Evropian në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike.
 
“Ne i shohim rekomandimin e Komisionit Evropian, konkluzionet e vendeve anëtare dhe kushtet e tyre specifike për zbatimin e reformës në drejtësi si inkurajim. Jemi plotësisht dakord me faktin se zbatimi i reformës në drejtësi përbën elementin themelor për çeljen e negociatave dhe për këtë ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë”
, – tha Ruçi.
 
Fleckenstein:Do të bëjmë çmos që KE të çelë negociatat në 2018
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian vlerësoi zgjedhjet e 25 qershorit dhe u shpreh i bindur se Komisioni do të votojë “pro” hapjes së negociatave për Shqipërinë në 2018.
 
Ju siguroj që grupi parlamentar që unë përfaqësoj, por edhe ai i Partive Popullore Europiane, jemi mbështetësit e rrugës tuaj për në Bashkimin Europian si dhe çeljes së negociatave për anëtarësim. Bashkimi Europian kishte dy kushte thelbësore për Shqipërinë.
 
E para, ishin zgjedhjet, të cilat në vlerësimin tonë ishin më të mirat që ju keni zhvilluar në gjithë këto vite. E dyta, ishte avancimi me reformat e rëndësishme dhe të domosdoshme kryesisht në atë të drejtësisë, për të cilat ne kemi një opinion dhe vlerësim shumë pozitiv. Shqipërisë i duhej të punonte fort në këtë drejtim.
 
Nuk ka dyshim që kjo po bëhet dhe ne do të bëjmë çmos që KE të çelë negociatat me vendin tuaj. Për këto arsye, unë jam i bindur se Komisioni do të vendosë për ‘PO’ në qershor të vitit të ardhshëm
”, – tha Fleckenstein.
 
Kryetari i Kuvendit, Ruçi e falënderoi raporterin Fleckenstein për vlerësimin dhe lajmin e mirë lidhur me negociatat, duke e siguruar atë se Kuvendi i Shqipërisë do të jete garant i zbatimit të Kushtetutës, rregullores si dhe ligjeve të vendit, ndërsa tha se institucioni që ai drejton do të përmbushë çdo detyrim që lidhet, jo vetëm me rrugën e Shqipërisë në BE, por edhe me rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë.
 
Fleckenstein ndodhet në një vizitë në Shqipëri dhe në axhendë ka takime me drejtuesit më të lartë të shtetit. 

Pas Presidentit Meta dhe kryetarit të Kuvendit, raportuesi për Shqipërinë është takuar edhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit