Koçijançiç: Mustafa dhe Vuçiç
takohen të martën në Bruksel

Koçijançiç: Mustafa dhe Vuçiç<br />takohen të martën në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takimin e radhës nesër në Bruksel. Lajmin e konfirmoi për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

“Të dy kryeministrat do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve”, theksoi zëdhënësja Koçijançiç.

Takimi i fundit mes kryeministrave të dy vendeve ishte më 9 shkurt, kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për drejtësinë në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA.

Në takimin në Bruksel të raundit të 24-ët të dialogut në nivel të lartë, të parit të kryeministrave të rinj, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, marrëveshja u arrit pas më shumë se katër orë bisedimesh.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023