Koçijaniçiç: BE ka nisur hetimet
kunër EULEX për korrupsion

Koçijaniçiç: BE ka nisur hetimet<br />kunër EULEX për korrupsion<br>
BE-ja ka nisur hetime kundër EULEX-it, në pretendimet për korrupsion.

Pretendimet e ngritura kohëve të fundit për përfshirjen e EULEX-it në afera korruptive nga ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it Malcocm Simmons, ka bërë një jehonë të madhe në qarqet politike dhe mediale të BE-së.

Britaniku Malcolm Simmons, i cili ka qenë gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, për mediat evropiane tha se ka denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it, gjatë javëve të fundit dhe pretendon se organizata, e njohur si EULEX, ishte subjekt i ndërhyrjes politike.

Ndërkaq në lidhje me këto pretendime, në një përgjigje mediat kosovare, Maja Kocijancic Zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së dhe Politikën e Sigurisë, ka thënë se në lidhje akuzat për korrupsion brenda misionit të EULEX-it, të ngritura nga ish-gjyqtari Malcolm Simmons Bashkimi Evropian ka nisur një hetim për të parë nëse qëndrojnë si të vërteta këto pretendime.

“BE dhe EULEX veprojnë në një politikë zero tolerancë ndaj pretendimeve për sjellje të papërshtatshme dhe të gjithë anëtarët e Misionit janë përgjegjës për veprimet e tyre. Të gjitha akuzat janë hetuar dhe, sipas rastit, janë referuar në një Bord Disiplinor”, shpjegon Koçijançiç.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit