Koalicion me Berishën për zgjedhjet lokale, Meta: Jemi angazhuar solemnisht për t'i dhënë fund këtij regjimi monist! Nga Yuri Kim zero presion për Berishën

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se ai është në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet vendore të 14 majit, marrëveshje kjo e cila është bërë publike kohë më parë. Sipas Metës, ai bashkë me Berishën janë të angazhuar për i dhënë fund regjimit monist të Edi Ramës.

 ‘Besoj se të gjithë e dinë, dhe e mbajnë mend që ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit monist duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit.”, tha Meta.

I pyetur në lidhje me takimin me ambasadoren Yuri Kim dhe nëse ka pasur presion për Sali Berishën, Meta u tha se ka pasur 0 presion, ndërsa shtoi se ka pasur një bisedë konstruktive dhe se SHBA është e interesuar për një opozitë të fuqishme. Meta shtoi se ka marrë vendime bazuar mbi parimet demokratike që ka Kushtetuta.

Meta u pyet edhe për vendimin e KQZ-së e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit, duke e cilësuar si çmenduri të regjimit të Ramës. Në konferencën e tij për shtyp, Meta kishte si tematike problemin e largimit të të rinjve nga vendi. Sipas Metës, keqqeverisja po largon shqiptarët, të cilët tha se janë të parët në kërkesat për azil në BE, duka ua kaluar edhe vendeve ku ka luftë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
KQZ rrëzoi Berishën dhe njohu Bashën kryetar të PD-së, Meta: Çmenduri e regjimit të Ramës

 

Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta u pyet gjatë një konferencë me gazetarët edhe për vendimin e KQZ-së e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit.

I pyetur se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se ‘ këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”.

“Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh, që të mos u rikthehem grafikëve. Nuk dua të hyj në këto çështje procedurale.

Ora 14:05
A i bëri presion Kim për Berishën? Meta zbulon çfarë diskutoi me ambasadoren

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u pyet për takimin e një dite më parë me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe nëse kjo e fundit i ka bërë presion për Sali Berishën

“Kjo është 0 e vërtetë! Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për një opozitë të fuqishme që në vend të funksionojë llogaridhënia. Dhe njëkohësisht kam marrë vendimet  mia bazuar mbi parimet demokratike që ka kushtetuta jonë. Po kështu e kam falenderuar ambasadoren për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe gratë e partisë së Lirisë me institutin republikan edhe sa i takon zgjedhjeve vendore dhe Institutin Demokratik Amerikan”, deklaroi ai.

Ora 14:00
Meta: Përkrahim kandidatët e Primareve, do kemi emrat tanë për këshillat bashkiakë

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me listën e kandidatëve të PL për këshilltarë bashkiakë në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se 26 emrat e parë janë miratuar nga kryesia duke vlerësuar kontributin e disa prej emrave që janë pjesë e kësaj liste.

“Komisioni ka bërë një vlerësim përfundimtar të kësaj liste në bazë të aplikimeve që secili prej kandidatëve ka shprehur. Lista me 26 emrat e parë është e zyrtarizuar nga kryesia. Do zyrtarizohet përfundimisht pasi të plotësohet nga dokumentacioni përkatës. Kjo listë kryesohet nga Silva Caka dhe disa nga figurat më kryesore të Partisë së Lirisë si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi. Kemi hedhur një firmë ku jemi angazhuar për të çrrënjosur regjimin dhe kthimin e këshillave bashkiakë në tribuna për qytetarët dhe grupet e interesit. Hapi i dytë është një ligj që do të garantojë ushtrimin e të drejtës së referendumit që i jep fund pengmarrjes së shtetit”, tha Meta.

 

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 09/03/2023 18:24

    Te mbushur ne corap e ke qen i saliut spini sigurmit. Cubi i gjate se RR""" per spiuna e non grata. Me dt 14 merni veglat me vete mos harroni. Ju uroj suksese ne pun se mundet me pas shum pun s'dihet.

    Përgjigju
  • Notknow: 09/03/2023 18:00

    Jeni te mbaruar Ilir

    Përgjigju
  • Joni: 09/03/2023 18:00

    Ju keni marr fund vet si njerez m Ilir si ti si Saliu

    Përgjigju
  • Dori: 09/03/2023 17:17

    Ngelet tu shpik gjera

    Përgjigju
  • Arla: 09/03/2023 17:07

    Kot lodheni,se prap per te humbur keni,nuk ju beson me populli juve,se jeni kriminela

    Përgjigju
    • Deni: 09/03/2023 17:19

      Shpresoj te tjeret te kene sy e mend ta lexojne e ta transmetojne gjithandej kete lloj komenti,per te gjithe shtresen politike pa perjashtim…edhe pse eshte vone,te fillohet nga pika zero pa qene akoma shume vone…

  • titi: 09/03/2023 17:00

    po me dhe kqz e komandon rama tani

    Përgjigju
  • Ani: 09/03/2023 16:59

    Normal se ai eshte kryetari i vertet i asaj partie

    Përgjigju
  • MINUSHE: 09/03/2023 14:22

    Po cfare ben o Meta, Berisha don te thuash qe te ka bere presion ....:)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia