TIRANE- “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë në parlament dhe qeverisje pas zgjedhjeve të 23 qershorit.” Kështu është shprehur kryetari i kesaj force politike Vangjel Dule në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm drejtues. Dule nuk ka përcaktuar se me cilën parti PBDNJ do të bashkëpunoje po ka lënë të hapur të gjitha mundësitë me të dy kahet politike.
 
“Jemi në kontakt me të gjithë klasën politike. Me qendrën e majtë e të djathtë. Dhe me dikë do të arrijmë marrëveshje”- u shpreh i bindur Vangjel Dule.

Kreu i PBDNJ-së nuk është kursyer dhe në akuzat ndaj PD e PS-së. Për të ndarja e mandateve sipas modelit te vitit 2009 ishte një kompromis midis dy forcave te medha.

Kreu i PBDNJ ka kritikuar dhe retorikën nacionaliste. Sipas tij, ajo ka si target minoritetet dhe synon prishjen e marredhenieve fetare.

(sg/shqiptarja.com)