Koalicionet e zgjedhjeve të 21 qershorit

Dy koalicione zgjedhore do të konkurrojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe "Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet", të drejtuara respektivisht nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Dy forcat e mëdha politike në vend, PS dhe PD në limitet kohore të afateve ligjore regjistruan zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e partive sipas koalicioneve respektivë.
Koalicioni i majtë, i udhëhequr nga PS, ndryshe nga sa ishte folur, do të përbëhet nga 39 parti të vogla, ndërsa koalicioni opozitar, i kryesuar nga PD, përfshin 15 parti. Jashtë koalicioneve kanë mbetur Partia Socialdemokrate me kryetar Skënder Gjinushin, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule, Partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës, Partia Fronti i Majtë e kryesuar nga Marko Dajti dhe Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut.
Në aleancën e majtë në këto zgjedhje janë rreshtuar forca politike me peshë si Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Fryma e Re Demokratike dhe Partia Demokristiane, ndërsa koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga demokratët, përveç vazhdimësisë së aleancës me Partinë Republikane, nuk përfshin ndonjë parti tjetër të spikatur.
Tashmë, me paraqitjen e listave të partive të grupuara në këto koalicione, ato duhet të regjistrohen nga KQZ me vendimin përkatës, siç parashikohet në kodin zgjedhor.
Më poshtë vijon lista e plotë e partive të dy koalicioneve dhe kryetarët respektivë:
Partitë e koalicionit zgjedhor "ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE"
1. Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
2. Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta
3. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
4. Partia Fryma e Re Demokratike Bamir Topi
5. Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj
6. Aleanca Demokratike Eduard Abazi
7. Aleanca e Maqedonasve Edmond Themelko
8. Aleanca për Barazi e Drejtësi Valentino Mustaka
9. Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostoli
10. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
11. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
12. Partia Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri
13. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Osman Mema
14. Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
15. Partia e Gjelbër Edlir Petani
16. Partia e Pajtimit Kombëtar Spartak Dobi
17. Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafa
18. Partia e Reformave Demokratike Skënder Halili
19. Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
20. Partia Forca Rinia Dritan Broka
21. Partia e Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
22. Partia G99 Ervin Mete
23. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
24. Partia Komuniste 8 Nëntori Preng Çuni
25. Partia Lëvizja Demokratike Nikolin Staka
26. Partia Lëvizja për Drejtësi Astrit Kosturi
27. Partia Lëvizja Punëtore Shefqet Musaraj
28. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
29. Partia Demokristiane Nard Ndoka
30. Partia për Europianizimin dhe Integrimin Rivelino Ccuno
31. Partia për Mbrojtjen e Emigrantëve Ymer Kurti
32. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar Afrim Jeshili
33. Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
34. Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
35. Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja
36. Partia Socialiste e Vërtetë '91 Petro Koçi
37. Partia Socialpunëtore Ramadan Ndreka
38. Partia Toleranca e Re Avdi Keçi
39. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
Koalicioni "ALEANCA POPULLORE PËR PUNË DHE DINJITET"
1. Partia Demokratike Lulëzim Basha
2. Partia Republikane Fatmir Mediu
3. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
4. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arjan Starova
5. Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi
6. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha
7. Partia Konservatore Shqiptare Armando Ruço
8. Partia Popullore Kristian-Demokrate Pal Shkambi
9. Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
10. Partia Bashkimi Demokrat Ylber Valteri
11. Partia Mendimi Djathtë Liberal Mustafa Lici
12. Partia Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli
13. Partia Lëvizja e Legalitetit Sulejman Gjana
14. Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
15. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare Mhill Gecaj
Partitë që garojnë TË PAVARURA
1. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
2. Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi
3. Partia Aleanca Popullore Artur Dojaka
4. Partia Fronti i Majtë Marko Dajti
5. Partia Kristian Demokrate Mark Frroku /atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji