TIRANE - Nuk janë “vaj” problemet tek e djathta shqiptare dhe koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha. Ideja e futjes së krerëve të partive të koalicionit të djathtë në listën prioritare rajonale të PD duket se po mundon gjithë koalicionin, pasi sa më shumë afrohet skadimi i afatit të dërgimit të listave të kandidatëve për deputetë sipas Kodit Zgjedhor, aq më shumë intensifikohen kërkesat e të vegjëlve për ta arritur një gjë të tillë.
Por acarimin më të madh të situatës e ka sjellë vonesa e mbledhjes së tryezës së partive politike të djathta që përbëjnë dhe koalicionin qeverisës dhe diskutimi i skemës se si do të dalin në këto zgjedhje, të cilat tashmë janë në prag.
Burimet brenda partive të djathta por dhe vetë PD saktësojnë se reagime negative kanë ardhur për shkak të vendimit të PD dhe të vetë Berishës që kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i ardhur para gjashtë muajsh në këtë koalicion dhe që mban postin e zv.ministrit të Brendshëm, për të qenë në listën prioritare të PD në qarkun e Shkodrës ose në Tiranë.
Mësohet se Berisha tashmë e ka pranuar faktin se Ndoka do jetë i dyti në listën e kandidatëve të PD në qarkun e Shkodrës, ose i teti në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës që ka 32 mandate deri më tani.
Pikërisht një sanksionim i tillë ka sjellë dhe acarimin e aleatëve besnikë të Berishës në koalicionin qeverisës, të cilët të diktuar dhe nga sistemi zgjedhor tentojnë të jenë në listën e PD, pais e kanë të vështirë që të zënë një vend në Kuvend.
Mësohet se qëndrimi i PD ka qënë i prerë deri më tani: Asnjë kryetar aleat në listën e demokratëve, pasi ata kanë qënë në tërë vite pjesë e koalicionit të qeverisjes dhe në pushtet dhe gjatë këtyre viteve të kishin punuar për parritë e tyre që të mos humbnin elektorat.
Ndërsa për PDK dhe Ndokën është bërë ky “tolerim” për vetë faktin se kanë qënë në opozitë për vite me radhë dhe për më tepër që kanë afër 40 mijë vota në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor.
Pikërisht në favor i tillë për Ndokën ka sjellë dhe shqetësimin e aleatëve të PD, që janë PBK, PR, PBKD, PLL etj që pretendojnë të kenë një vend në Kuvend. Përjashtuar republikanët që kanë mundësinë e mbështetjen për të marrë një deputet apo më shumë më 23 qershor të këtij viti.
ALEATËT E TJERË
Ndër aleatët e mëdhenj të PD që janë tani në qeverisje dhe që kanë më shumë se një deputet, përkatësisht LSI e Ilir Metës, PDIU e Shpëtim Idrizi është vështirë të thuhet se cili do të jetë pozicionimi i tyre parazgjedhor, për shkak të intensifikimit të kërkesave të tyre për të nënshkruar marrëveshje partneriteti dhe për të kërkuar sa më shumë vota në elektorat.
LSI me katër mandate deputeti dhe PDIU me dy mandate deputeti e kanë të sigurtë elektoratin e tyre për të pasur mundësinë e të qenit parti parlamentare. Deri më tani këto dy parti i kanë mëshuar idesë së krijimit të një poli të tretë, më shumë se sa idesë së nënshkrimit të një marrëveshjeje parazgjedhore me PD me të cilën aktualisht janë në bashkëqeverisje prej katër vitesh.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com