TIRANE - Kreu i Frymës së re Demokratike, Bamir Topi, në takimin që pati me bizneset, u shpreh se se destabiliteti politik është i dëmshëm për biznesin dhe investitorët.

Sipas tij, krijimi i koalicioneve politike me qëllimin e vetëm për të siguruar votimin me 71 vota ka krijuar destabilitet politik dhe si rezultat ka prekur direkt bizneset dhe zhvillimin e vendit.

Topi shtoi më tej se FRD-ja përjashton koalicionin me partitë e vjetra.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)