Koalicioni, Blerina Gjylameti:
PS 'lokomotiva', të tjerët 'vagonë'

Koalicioni, Blerina Gjylameti:<br />PS 'lokomotiva', të tjerët 'vagonë'
Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, pranon se ka debate brenda koalicionit qeverisës, mes dy forcave kryesore, PS-së dhe LSI-së.
 
E ftuar në studion e Report Tv, Sekretarja për Koordinimin Elektoral në PS, duke iu referuar debateve në distancë mes Saimir Tahirit dhe Luan Ramës, u shpreh se debatet janë të justifikuara në momentin kur shoqërohen me argumente.
 
Sipas saj, koalicioni është funksional dhe vijon të përmbushë detyrën në qeverisjen e vendit.
 
"Koalicioni po funksionon siç ka funksionuar gjithmonë, ka debate, ka këndvështrime të ndryshme për çështje të caktuara, por çdo debat, në momentin kur është me argumente të forta, vlejnë për diçka në fund.
 
Për çështjen e kanabisit debatet janë më të forta dhe kjo është një çështje e cila deri para katër vitesh, policia ishte krejtësisht e lidhur me ata që e prodhonin, sot është krejtësisht e kundërta. Policia ka dalë fitimtare në çdo moment. Nuk është një çështje që është zgjidhur, por shikojmë që ka përmirësim dhe intensifikim të luftës kundër kanabisit.
 
Pavarësisht debateve, ajo çfarë është e rëndësishme është se ne sot jemi shumë herë më mirë se para katër viteve. Dhe nëse deri dje kishim një polici, eprorë, ministra të lidhur me kultivuesit e kanabisit, sot nuk është një çështje e tillë"
, tha Gjylameti.
 
E pyetur për organizimin elektoral të PS-së, Gjylameti tha se PS do kërkojë mandatin e dytë në 18 qershor.
 
Duke iu referuar ambicieve të LSI-së në zgjedhjet e pas tre muajve, ajo tha se ka garë edhe brenda koalicionit për rezultatin në zgjedhje, por PS-ja mbetet lokomotiva, ndërsa partitë e tjera të koalicionit janë vagonë që e ndjekin.  
 
"Kur diskutojmë koalicion me koalicion, shikojmë qasje të ndryshme, por dhe brenda koalicionit jemi konkurrentë me njëri-tjetrin. Sa më shumë të punohet, aq më e fortë është partia që kryeson. Ne jemi një pari lokomotivë, të tjerët kanë të bëjnë me vagonët që i bashkëngjiten. PS është forca e vetme transformuese dhe forca e vetme udhëheqëse, ndërsa të gjithë të tjerët i bashkëngjiten. Një parti e madhe për t'u bërë më e madhe e ka pak më të vështirë, një parti më e vogël për t'u bërë pak më e madhe e ka më të lehtë", tha Gjylameti. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0