Aviacioni i koalicionit arab që operon në Jemen nën komandimin saudit bombardoi një uzinë për prodhimin e raketave dhe municioneve duke vrarë 23 persona, theksuan sot burime të një grupi fisnor.
"Uzina, që ndodhej në Saqayn, një lokalitet në afërsi të Saadas, bastion i rebelëve shiitë Houthis në veri të Jemenit, u shënjestrua nga sulmi ajror dje në mesnatë", sipas të njëjtit burim.
"Në kryeqytetin e Sannas, avionët luftarakë të koalicionit ndërmorën para agimit katër sulme kundër depove të armëve duke shkaktuar shpërthime dhe pesë sulme të tjera kundër QG-së të mbrojtjes antiajrore", sipas dëshmive.
"Një sulm tjetër i koalicionit kishte si shënjestër residencën e presidentit jemenit në mërgim", theksuan burime të afërta me rebelët duke shkaktuar të vdekur mes kryengritësve të pranishëm.
/Shqiptarja.com