TIRANE - Krerët e dy partive aleate të kryeministrit Berisha e kanë garantuar emrin e tyre të sigurtë në listat prioritare për kandidatë për deputetë, duke paralajmëruar një kontribut akoma më të madh në radhët e koalicionit të djathtë.
Kështu, pas zyrtarizimit të koalicionit me PD, krerët e PDK dhe LZHK, Nard Ndoka e Dashamir Shehi kanë konfirmuar së do të jenë pjesë si kandidatë për deputetë në listat e PD.
Duke folur për Ora News, Ndoka dhe Shehu kanë thënë se aktualisht janë duke përfunduar detajet e marrëveshjes së tyre me PD, ndërsa janë shprehur të sigurtë në fitoren e koalicionit të PD më 23 qershor. Madje, Nard Ndoka ka ironizuar dhe partitë pjesëmarrëse në koalicionin e opozitës. Sipas Ndokës, 31 nga 40 parti të koalicionit opozitar, s’marrin dot as sa gjysma e votave që merr partia e drejtuar nga ai.
Kurse partitë e tjera politike, aleate të PD, duke filluar që nga PLL e Spahisë, vazhduar me PBK e Alimadhit, PBKD e Roshit, PDIU e Idrizit, PR e Mediut dhe mbyllur me partitë e tjera të vogla me peshë minore politike, do të jenë me kandidatët e vet.
Ndërkohë që pritet që PR, PDIU, PLL mund të marrin deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, duke shfrytëzuar dhe mbështetjen e PD, çka nuk e sjell të nevojshme përfshirjen e krerëve të këtyre partive në listat prioritare të kandidatëve për deputetë të demokratëve.
Ndërkohë që paralel me konturimin e koalicionit parazgjedhor të të djathtës për 23 qershorin, kreu i PD Berisha po merret dhe me kalkulimin e listave të kandidatëve të PD, sipas qarqeve. Më i avancuar është në vendosjen e “kokave” të grupeve të kandidatëve për çdo qark, ku tashmë në Tiranë është vetë, në Durrës ministri i Drejtësisë, Halimi, në Elbasan ministri i Mbrojtjes Imami, në Shkodër kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në Lezhë ministrja e Integrimit Bregu, në Kukës ministri i Brendshëm Noka, në Vlorë kryetari i grupit Patozi, në Gjirokastër ministri i Bujqësisë Ruli, në Korçë ministri i Financave Bode e vetëm në Dibër ende s’është zgjedhur kreu i grupit të kandidatëve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com