Evropa vazhdon mbështetjen për Kievin: Presidenti francez, Emmanuel Macron, mbledh sot në Paris samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që mbërriti në paris dhe përfaqësuesve të 37 vendeve që i janë bashkuar kësaj nisme.

Samiti zhvillohet një ditë përpara paradës tradicionale ushtarake në Champs-Élysées, me rastin e Festës Kombëtare të Francës më 14 korrik, e cila këtë vit do të përqendrohet gjithashtu te mbështetja për Ukrainën dhe te "zgjimi strategjik i Evropës".

Takimi i sotëm i Koalicionit të Vullnetarëve do të mbledhë rreth 25 liderë, me synimin për të rritur mbështetjen për Ukrainën dhe për të shtuar presionin ndaj Rusisë.

Evropianët pritet të diskutojnë dy ëështje të rëndësishme. Mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe paketën e 21 të sanksioneve ndaj rusisë.

"Sa i përket paketës së 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, ka ende disa çështje të hapura, por ne po punojmë për të arritur një marrëveshje" tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në mbërritje në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme.

Zelensky ka marrë një po nga presidenti amerikan Trump për licencën e sistemeve Patriot dhe pret një tjetër ndihmë edhe nga Evropa në lidhje me mbrojtjen ajrore.

Ndërsa një paketë e 21-të sanksionesh ndërkohë do të dëmtonte edhe më tej financat e Rusisë për të furnizuar makinerinë e luftës në Ukrainë.

Në fushëbetejë ndërkohë këtë të hënë Rusia është detyruar të pezullojë lundrimin në Detin Azov pasi 90 mjete lundruese janë goditur nga dronët ukrainas në më pak se një javë.

Kështu shkruan The Guardian, duke cituar komandantin e forcave të dronëve të Ukrainës, Robert Brovdi, i cili deklaroi dje se njësitë e tij goditën gjatë natës 10 cisterna nafte dhe katër tragete, si edhe një rafineri të rëndësishme nafte në qytetin e Syzranit. Ai shtoi se u kryen gjithashtu disa sulme ndaj nënstacioneve elektrike në Krime.