Koalicioni,Haradinaj: S'ka rinegocim
rotacion! Jahjaga: Zgjidhje ose zgjedhje

Koalicioni,Haradinaj: S'ka rinegocim<br />rotacion! Jahjaga: Zgjidhje ose zgjedhje
PRISHTINE - Partitë politike në Kosovë kanë shtuar diskutimet e brendshme për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e situatës që e ka lënë vendin për më shumë se 5 muaj pa qeveri dhe institucione.

Edhe sot, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ftuar për të disatën herë liderët politikë në një takim të përbashkët, por kësaj thirrje nuk i është përgjigjur asnjëra palë. Ndërkaq, dy liderët e Bllokut, Ramush Haradinaj i AAK-së, dhe Isa Mustafa i LDK-së kanë mbajtur sot një takim në të cilën nuk dolën në asnjë konkluzion apo alternativë se si të dilet nga ngërçi politik.

Përkundrazi, dy liderët hodhën poshtë zërat për një konfigurim të marrëveshjes mes tyre duke thënë se ata janë të bashkuar për të bërë një rotacion të pushtetit dhe jo ridizajnim të marrëveshjes.

Dy liderët përjashtuan gjithashtu edhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, me arsyetimin se tashmë ekziston shumica parlamentare. Nga ana tjetër, siç është thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e saj për të diskutuar hapat e mëtejshëm politikë që do të ndjekë kjo parti. Ndërsa presidentja Jahjaga ka dhënë afat edhe këtë javë për t’u ulur në bisedime, ... në të kundërt do të nisë bisedimet për zgjedhje të jashtëzakonshme. 

Kriza, blloku i qëndron marrëveshjes, Mustafa: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje! 
Një takim mes liderit të LDK-së, Isa Mustafaj dhe AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë zërat për një rinegociim të marrëveshjes brenda Bllokut. Ka qenë vetë Haradinaj, i cili pas takimit bëri me dije se nuk do të ketë rihartimin e marrëveshjes, por rotacion qeverisje.

“PDK po tenton me çdo kush që të hyjë në çështjet e brendshme të Bllokut për të krijuar përçarje me shpifje të ndryshme, por nuk ka kurrfarë rihartimin të marrëveshjes. Më shumë kemi folur për një rotacion qeverisës në vënd, i cili është demokratik e i nevojshëm.

Jemi të vendosur për ndryshime pozitive në këtë vend. Shpifjet e PDK-së, po bëhen me qëllim që të zhvendoset vëmendja nga mosthirrja e seancës”, ka sqaruar Haradinaj. Ndërsa, i pari i LDK-së, Isa Mustafa në fjalën e tij pas takimit ka shtuar se zgjedhjet nuk janë opsion në një kohë që ekziston shumica parlamentare, e gatshme për të formuar institucionet e vendit.

Ndërkaq, siç është thënë edhe një ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet pasditen e sotme për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt një zgjidhje të mundshme të krizës politike.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat