Koalicioni i majtë mbledhje pa Idrizin 
 Nuk "preket" reforma në drejtësi

Koalicioni i majtë mbledhje pa Idrizin <br /> Nuk
TIRANE - Ilir Meta dhe Edi Rama u mblodhën sërish këtë të premte në ambientet e vilës qeveritare. Për rreth 90 minuta 2 liderët kryesorë të maxhorancës zhvilluan bisedime në prani të kryetarëve të grupeve Gramoz Ruçi e Petrit Vasili dhe ministrat Ahmetaj e Manjani, por dhe kryetari i komisionit të Ekonomisë Braçe.
 
Burime të Report TV bëjnë me dije se takimi kishte si qëllim unifikimin e qëndrimeve lidhur me nismat e fundit të maxhorancës , përfshirë dhe ndryshimet net ligjin për koncesionet të propozuar nga LSI. Palët kanë rënë dakord që të përshpejtohet puna në komisione për këto nisma, ndërsa nuk kanë prekur fare, si rrallë herë reformën në drejtësi.

Ndërkaq, ndryshe nga tradita e deri tanishme Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka bojkotuar tryezën e sotme të koalicionit qeveritar.
 
Bojkoti vjen një ditë pasi deputetët e PDIU-së nuk votuan miratimin e dy ministrave të rinj të qeverisë Rama. Krahas refuzimit të ligjit të Idrizit dhe Dodës për dekoratat e komunizmit, çamët kanë rezerva dhe për zbatimin e marrëveshjes elektorale si në nivel qendror ashtu dhe vendor.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza