Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka nisur tashmë ndjekjen e gjithë infrastrukturës parazgjedhore dhe konkretisht procesin e përgatitjes së Listave të Votuesve për Zgjedhjet Vendore të qershorit.
Përsa i përket procesit të saktësimit dhe përgatitjes së listave rol vendimtar kanë vetë zgjedhësit, të cilëve ligji iu siguron vënien në dijeni nëse figurojnë në lista si dhe mundësinë e ankimimit për të saktësuar apo korrigjuar të dhënat e tyre në këto lista.
Në rikujtesë të publikimit të listës emërore Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë u është drejtuar të gjithë votuesve që menjëherë sapo të dalin listat të shkojnë të verifikojnë emrat e tyre dhe më pas nëse nuk e gjejnë emrin të bëjnë ehde ankesat përkatëse.
Një nga shqetësimet që ka ngritur ky Koalicion është dhe ai i moszbatimit të afateve kohore përsa i përket publikimit të ekstraktit të dytë të listave zgjedhore të parashikuara për në 13 shkurt 2015.
“Procesin e publikimit të këtyre listave Koalicioni po e monitoron në vazhdimësi në terren si dhe duke kontaktuar me drejtues të ndryshëm të Njësive të Qeverisjes Vendore si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (DPGJC).
Ekstrakti i dytë i gjeneruar nga RKGJC më datë 06.02.2015, në një pjesë të mirë të NJQV-ve të monitoruara u publikua në kohë dhe konform detyrimit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.”- thuhet në raport.
Po ashtu sipas Koalicionit ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me ecurine e këtij procesi pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Brendshme.
Nga monitorimi ka rezultuar se listat janë shpallur në bashkitë: Berat, Cërik, Devoll, Divjakë, Durrës, Elbasan, Fier, Fushë-Arrëz, Gramsh, Këlcyrë, Klos, Kolonjë, Kurbin, Libohovë, Malësi e Madhe, Mat, Memaliaj, Patos, Përmet, Prrenjas, Pogradec, Pukë, Selenicë, Shijak, Tepelenë, Tropojë, Njësitë Bashkiake Nr. 1, 2, 3, 5, 7, 8, 9, 4 (pjesërisht) Tiranë, Rrëshen.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com