Koalicioni opozitar, Kushtetuesja
do veprojë me profesionalizëm

Koalicioni opozitar, Kushtetuesja<br />do veprojë me profesionalizëm

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk ka dashur ta komentojë koalicionin qeveritar që është formuar nga tre partitë opozitare LDK-AAK-Nisma, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.  Por ai thotë se nëse kjo çështje shkon për tu gjykuar në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të veprojë me profesionalizëm.

“Nëse vjen rasti pranë nesh do të thotë ne sigurisht  gjykata do të veprojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi si ka vepruar deri sot, dhe do ta vendos në një afat rekord. Do të thotë do të angazhohemi maksimalisht, si ka qenë edhe rasti vjet. Ju e dini, ne nuk kemi shkuar  as në pushim për shkak të ligjeve, për amnisti e për buxhet, dhe në një afat rekord e kemi prodhuar aktgjykimin. Kështu do të veprojmë çdo herë”, ka thënë ai.

Koalicion opozitar sipas PDK-së së Hashim Thaçit bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim