Koalicioni PAN-AKR,Kurti: Fati i
Qeverisë në duar të Vuçiç

Koalicioni PAN-AKR,Kurti: Fati i<br />Qeverisë në duar të Vuçiç
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar marrëveshjen e mbrëmshme për koalicion qeveritar mes PAN-it dhe AKR-së tha se kjo marrëveshje e lë Kosovën në duar të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 “Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit”, tha Kurti duke iu referuar rolit përcaktues që pritet ta luajë Lista Serbe në sigurimin e shumicës së nevojshme prej 61 votave për formimin e qeverisë së re të vendit.

Sipas Kurtit, dalja e AKR-së nga koalicioni parazgjedhor me LDK-në përbën edhe zyrtarisht shpërbërje të këtij koalicioni.

“Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it. Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh”, tha Kurti në një postim në Facebook.

“Mirëpo, dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN. Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë. Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë”, shtoi ai.

“Shteti nuk është karrige. Shteti ka karriga. Por, ka edhe karrika pa shtet, karriga në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit”, tha Kurti.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre