Koalicioni PAN: Vendimi për
thirrjen e seancës është arbitra

Koalicioni PAN: Vendimi për<br />thirrjen e seancës është arbitra
Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovë, i njohur si koalicioni PAN, vendimin e kryesuesit për thirrje e seancës për 10 gusht e kanë quajtur arbitrar.

Në një komunikatë për media të këtij koalicioni, thuhet se PAN shpreh shqetësim për vendimin arbitrar të kryesuesit të seancës konstituive për vazhdimin e kësaj seance në ditën e enjte.

“Me këtë vendim të njëanshëm, kryesuesi i seancës konstituive është vënë në shërbim të plotë vetëm të një subjekti politik, duke shkelur edhe parimin mbi të cilin ka ndodhur takimi i kaluar konsultues mes subjekteve politike parlamentare”, thuhet në njoftim.

Koalicioni i PDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe i partnerëve të tjerë, qëndrimin për vazhdimin e seancës konstituive do e jap pas takimit konsultativ të vendosur me pajtueshmëri mes shumicës së subjekteve politike për të mërkurën në orën 10:00.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë ditën e enjte, më 10 gusht, thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali