Koalicioni PD-LSI në zgjedhjet e ardhshme, Topalli: Pa një pushtet me moral, as votat nuk vijnë

Koalicioni PD-LSI në zgjedhjet e ardhshme, Topalli: Pa një pushtet me moral, as votat nuk vijnë

Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv

1599654975_topalli2.JPG

Në një intervistë për Report Tv, ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha se në një pushtet pa moral nuk mund të vijnë as vota, duke iu referuar koalicionit PD-LSI.

Topalli deklaroi se Partia Demokratike herë shkon me Ramën, herë me LSI-në dhe herë të tjera i lufton ato.  

Gazetari: Si e keni parë këtë rrugëtim të gjatë opozitar ku duket se Partia Demokratike duket shumë e lidhur, të paktën në frymë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ju si një demokrate e vjetër, ka shumë në PD që mendojnë se pa LSI-në është e pamundur ardhja në pushtet. Ju e ndani këtë opinion dhe i shton vota apo i pakëson vota koalicioni me LSI-në, Partisë Demokratike?

Jozefina Topalli: Nuk do të dëshiroja që t'iu përgjigjesha direkt. Por unë besoj se pa një pushtet me moral as votat nuk vijnë, meqë gjërat i llogarisin vetëm me votat. Partia Demokratike nuk ka pasur nevojë për asnjë forcë politike kur ajo kishte pushtet moral brenda vetes. Kur i qëndronte vlerave dhe i qëndronte të vërtetave. Në qoftë se i ik të gjithë këtyre, atëherë sigurisht që herë shkon me Ramën, herë shkon me LSI-në dhe pastaj shkon me të dy bashkë. Pastaj bën sikur po i lufton dhe pastaj ndan përsëri pazare. Unë besoj se kjo lojë nuk mund të ecë shumë gjatë, sepse është një varfëri shumë e madhe për të parë liderët e partive tek ndërrojnë vilat e tek rrisin kuotat e tyre bankare qoftë edhe në emër të familjarëve të tjerë.


Lajmi kryesor:

Topalli akuza të forta në Report Tv: Basha shton vilat para zgjedhjeve, të bëjë transparencë për pasurinë! Nëse nuk largohet nga drejtimi PD-së, Rama merr mandatin e tretë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK