Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka folur ekskluzivisht për "Report Tv", në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 25 prill.

Topalli ka deklaruar se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD para zgjedhjeve.

Sipas saj në PD duhet një lider i pakorruptuar që sjell besim.

"Pasuria e Bashës është shumë e paqartë, ai një vit para zgjedhjeve shton vilat. Basha duhet të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Nëse ai nuk ikën nga drejtimi i PD-së,  Rama merr mandatin e tretë", tha Topalli.

Ndërsa përsa i përket koalicionit me LSI-në, Topalli tha se pa pushtet moral nuk vinë votat.

Ajo u është përgjigjur edhe spekulimeve për  “lista Topalli” në zgjedhjet 2021. Topalli tha se nuk do të ketë një listë të tillë, pasi nuk po lufton për karrigen e deputetit.

Pjesë nga intervista: 

Jozefina Topalli: Lidershipi i kësaj që quhet opozitë, në fakt jo vetëm që nuk e ka bashkuar të gjithë fraksionet, të gjithë votat, të gjithë opozitarizmin, të gjithë pakënaqësinë që është jashtëzakonisht e madhe ndaj kësaj qeverie, por është kthyer në përçarësin më të madh të një opozite që të paktën 3 dekada ne kujtojmë në jetën politike shqiptare. Gjë që i është shtuar pastaj të gjithë veprimeve të papërgjegjshme që vijnë përpara këtyre 8 muajve sigurisht që e bën pothuajse të pamundur që situata të ndryshojë. Ndaj edhe e kam përsëritur disa herë sa jemi ende në kohë dhe për sa kohë të gjithë mendojmë se ky vend ka nevojë për ndryshim ndoshta ia vlen për të bërë një sakrificë të vogël, të vetmen në jetë.

Gazetari: Cila do ishte kjo sakrificë?

Jozefina Topalli: Të largohet nga karrigia e kryetarit, të japë mundësi që forca politike me një drejtim të ri të pa korruptuar krijon të gjitha kushtet që të mbledhë të gjithë elementët, të gjithë zërat, të gjitha fraksionet, të gjitha mendimet, të marrë të gjitha pakënaqësitë, të mobilizojë të gjithë pakënaqësinë për të sjellë një ndryshim, jo për të ndërruar karriget, jo për të ndërruar portat, ashtu siç mendojnë aktualisht, por për të sjellë një ndryshim në jetën e njerëzve, në interesin publik të vendit tonë.

Gazetari: Ju po thoni që zoti Basha duhet të largohet tani para zgjedhjeve, për të sjellë këtë shpresë që ju pretendoni?

Jozefina Topalli: Nëse kërkojmë ndryshim dhe nëse duam një opozitë të bashkuar për të cilën ka shumë nevojë, që do të çonte në funksionin menjëherë në largimin e Edi Ramës, sigurisht që duhet një lider i pa korruptuar që jep besim dhe që është i vërtetë, për të sjellë ndryshim në vendin tonë. Është alfa dhe një kryetar dhe një njeri që ka zënë vendin e kryetarit të opozitës, është minimalja që mund të bëjë.

Gazetari: Kjo është një tjetër akuzë e rëndë. Kur thoni duhet lideri i pa korruptuar, pra lideri aktual është i korruptuar zonja Topalli. E quani një personazh të politikës të korruptuar shqiptare, Lulzim Bashën?

Jozefina Topalli: Shumë të paqartë në fakt. Shumë të paqartë. Nuk dua të flas për zërat e fundit që të gjithë i kemi lexuar në disa media e disa media të tjera e bojkotojnë tërësisht lajmin, unë nuk njoh një kryetar tjetër opozite, gjatë kësaj periudhe që në një vit përpara zgjedhjeve, të paktën edhe për sy edhe për faqe, t'i shtohen vilat në mënyrë progresive sa herë ndodh diçka, o tërmet, o pandemi etj. Pa bërë asnjë transparencë me një gjë të tillë. Unë nuk e kuptoj e as nuk e imagjinoj dot dhe as nuk ndodh, jo në Shqipëri s'ka ndodhur, por në asnjë vend të ballkanit. Nuk besoj se ndodh edhe në Afrikë. Minimalisht duhet të bënte transparencë, të paktën përpara shqiptarëve. Prandaj përballë një qeverie që është zhytur në skandale, kemi një opozitë që është tërësisht e pabesueshme dhe e rremë. Në kushte të tilla ka dy opsione. Opsioni i parë është që ai të bëjë një hap mbrapa, nëse vërtetë do që Edi Rama të largohet, t'i lëshojë vendin dikujt tjetër që është aty brenda Partisë Demokratike. Sepse të gjithë besojmë se me një drejtim të ri të pa korruptuar Edi Rama në fakt do të ishte larguar prej kohësh, dhe jo të prisnim 2021. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sigurisht që Rama duke pasur dhe të gjithë pushtetin lokal, që i ka dhuruar lideri aktual. Duke pasur të gjithë Parlamentin dhe duke pasur një fushë politike pa opozitë reale, jo vetëm mandatin e tretë, por rrezikon që të shkojë përtej kësaj.

Intervista e plotë me Jozefina Topalli

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
"Lista-Topalli për zgjedhjet e ardhshme", përgjigjet ish-kryetarja e Kuvendit: Duhet të ketë ndryshim

1599655396_topalli.JPG

Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, është pyetur nga gazetari Denis Minga në lidhje me spekulimet për 'listën Topalli".

Ajo ka deklaruar se nuk ka lista të tilla, pasi vendi ka nevojë për një lëvizje për ndryshim, duke psur në qendër të ardhmen.

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Po insistoj edhe njëherë tek "listat Topalli".

Jozefina Topalli: Nuk ka lista Topalli.

Gazetari: Nuk ka apo në politikë çdo gjë është e mundur?

Jozefina Topalli: Nuk ka lista Topalli, duhet të ketë një lëvizje për ndryshim, hiqi emrat. Shihe në një aspekt më të gjerë, duke pasur në epiqendër të ardhmen.

 

Ora 14:32
Koalicioni PD-LSI në zgjedhjet e ardhshme, Topalli: Pa një pushtet me moral, as votat nuk vijnë

1599654975_topalli2.JPG

Në një intervistë për Report Tv, ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha se në një pushtet pa moral nuk mund të vijnë as vota, duke iu referuar koalicionit PD-LSI.

Topalli deklaroi se Partia Demokratike herë shkon me Ramën, herë me LSI-në dhe herë të tjera i lufton ato.  

Gazetari: Si e keni parë këtë rrugëtim të gjatë opozitar ku duket se Partia Demokratike duket shumë e lidhur, të paktën në frymë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ju si një demokrate e vjetër, ka shumë në PD që mendojnë se pa LSI-në është e pamundur ardhja në pushtet. Ju e ndani këtë opinion dhe i shton vota apo i pakëson vota koalicioni me LSI-në, Partisë Demokratike?

Jozefina Topalli: Nuk do të dëshiroja që t'iu përgjigjesha direkt. Por unë besoj se pa një pushtet me moral as votat nuk vijnë, meqë gjërat i llogarisin vetëm me votat. Partia Demokratike nuk ka pasur nevojë për asnjë forcë politike kur ajo kishte pushtet moral brenda vetes. Kur i qëndronte vlerave dhe i qëndronte të vërtetave. Në qoftë se i ik të gjithë këtyre, atëherë sigurisht që herë shkon me Ramën, herë shkon me LSI-në dhe pastaj shkon me të dy bashkë. Pastaj bën sikur po i lufton dhe pastaj ndan përsëri pazare. Unë besoj se kjo lojë nuk mund të ecë shumë gjatë, sepse është një varfëri shumë e madhe për të parë liderët e partive tek ndërrojnë vilat e tek rrisin kuotat e tyre bankare qoftë edhe në emër të familjarëve të tjerë.