DURRES - FIER - Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me PS, LSI po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike.

Dy prefektë përfaqësues të LSI-së, Robert Bitri, (foto) dhe Genci Alizoti dhanë sot dorëheqjen nga posti i tyre. Prefekti i Fierit Bitri dhe prefekti i Durrësit Alizoti komunikuan dorëheqjen nëpërmjet konferencave të shtypit të zhvilluar në ambientet e prefekturës.

Ata kanë falenderuar bashkëpunëtorët për besimin që i kanë dhënë për realizimin e objektivave të institucionit të tij. Bitri është shprehur se do të vazhdojë të jetë kreu i LSI-së.

Gjatë ditës së djeshme paraqiti dorëheqjen dhe drejtori i politikave në Ministrinëe Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës në Vlorë, Kasem Cenaj.

(sg/shqiptarja.com)