Koalicioni shqiptar fiton zgjedhjet në Tuz

Koalicioni shqiptar fiton zgjedhjet në Tuz

Komuna e Tuzit në Mal të Zi do të drejtohet nga një shqiptar pas rezultatit fitues në zgjedhjet vendore të bashkimit të 3 partive shqiptare përballë Partisë së presidentit Milo Gjukanovic. 

Pas mbylljes së numërimit të votave, kandidati i dalë nga bashkimi i tre partive shqiptare me emrin “Malësia na bashkon”, Nikë Gjeloshaj është shpallur fitues përballë kandidates tjetër Mirza Pepic.

Koalicioni shqiptar mori rreth 3682 vota, ose 16 nga 32 mandate në Kuvendin Komunal. 

Në zgjedhjet e Tuzit morën pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë të ardhur për të votuar kandidaturën e bashkimit të tre partive shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike.

Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”. Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nikë Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) u bashkuan në koalicionin parazgjedhor “Malësia na bashkon” duke ia arritur qëllimit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 04/03/2019 21:19

    Gjeloshaj i pi**it të motrës tande! Gjeloshi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë