Liderët kosovarë: Fitore mbarëshqiptare në Tuz, bashkimi sjell fuqinë
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përshëndeti rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Tuz, ku koalicioni shqiptar rezulton fitues. Haradinaj e quajti këtë rezultat një shembull se si bashkimi i shqiptarëve sjell sukses.
"Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike", shkruan Haradinaj.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e konsideroi rezultatin një fitore mbarëshqiptare. As ai nuk la pa përmendur faktin se ka qenë bashkimi i shqiptarëve ai që solli këtë rezultat.
"Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali. Urime Forumit Shqiptar! HTH", shkruan Hashim Thaçi.
Nga numërimi i deri më tanishëm, koalicioni shqiptar kryeson me rreth 50% të votave, ndjekur nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç, PDS. Shqiptarët kanë fituar 16 nga rezultatet paraprake nga 32 në total, pra u duhet edhe një mandat, pasi kryetari zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Megjithatë për të konfirmuar zyrtarisht rezultatin pritet institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1560
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: S’bëtë asgjë për padrejtësinë në Hagë! Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit, gati ta miratojmë edhe ne rezolutën
20 Dhjetor, 12:26
-
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
20 Dhjetor, 10:02
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
‘Studio Live’/ Eksperti Krisafi për Kosovën: Thirrja e Kurtit në Prokurori s’ndryshon asgjë, Thaçi e të tjerët do dalin të pafajshëm, qëllim heqja e tyre nga skena!
13 Dhjetor, 19:11
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor, 19:29
-
Kosovë/ Thaçi nuk deklarohet për aktakuzën e re: S’jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd
8 Dhjetor, 11:00
-
Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
6 Dhjetor, 20:15
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor, 11:31
-
Ish luftëtari i UÇK në Hagë, deklarata të forta për Thaçin: Njeri i rrezikshëm
23 Tetor, 12:27
-
Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi
20 Tetor, 18:19
-
Seancë e jashtëzakonshme për ushtarët në Kosovë, Haradinaj: Kurti, spiun i Serbisë! Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë
14 Tetor, 13:42
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor, 17:55
O Zot i Madh ç'fare fytyrash aziatike qe kushedi se nga ç'fund i ferrit e kane origjinen e vetem flasin shqip e thone 'jemi shqiptare'. Keto qenie çdo gje mund te jene, veçse shqiptare JO!
Përgjigju