Zgjedhjet në Tuz/ Cakaj: Fitore historike, të bashkuar i shërbejmë Shqipërisë

Zgjedhjet në Tuz/ Cakaj: Fitore historike, të bashkuar i shërbejmë Shqipërisë

Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka uruar koalicionin shqiptar në Mal të Zi, për fitoren historike në zgjedhjet e Tuzit. Cakaj theksoi se Tuzi dha një mësim të vlefshëm se si mund t'i shërbejmë interesave të shqiptarëve përtej atyre vetjake.

"Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik", shkruan Cakaj.

Nga numërimi i deri më tanishëm, koalicioni shqiptar kryeson me rreth 50% të votave, ndjekur nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç, PDS. Megjithatë për të konfirmuar zyrtarisht rezultatin pritet institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik