Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë', Enno Bozdo: E rëndësishme, krijimi i një fronti të gjerë opozitar! Roli i fundit i Berishës në karrierën e tij, promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën

Për Enno Bozdon, vendi ka nevojë për krijimin e një fronti të gjerë opozitar, megjithatë ai nuk di të thotë nëse koalicioni mes Sali Berishës dhe LSI-së do të vijojë edhe pas zgjedhjeve të pjesshme vendore. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babramo', Bozdo tha me bindje se ky koalicion do të fitojë të paktën 3 nga 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet më 6 mars, Shodrën, Dibrën dhe Vorën.

"Në Shkodër kemi mjaft mundësi për të fituam, në Dibër dhe Vorë po ashtu. Janë kohëra të vështira për opozitën, është e vërtetë që është e përçarë, garon në dy grupe, por në zgjedhjet e 6 marsit do qetësojnë opinionin publik për të vërtetën. PD ka gjithë mundësinë të promovojë figura politike për të kapur të gjithë spekterin opozitar. Në këto 4 vite LSI ka qenë opozitë  e vërtetë dhe Presidenti ka qenë institucioni i fundit i pa kapur nga Rama. E rëndësishme është krijimi i një fronti të gjerë opozitar. Nëse do vazhdojë ky koalicion, këtë gjë nuk e them, por gjërat do jenë më të qarta në zgjedhjet e ardhshme vendore", tha ai.

Në lidhe me situatën në PD, për Bozdon partia ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Sipas tij, roli i fundit i Berishës në karrierën e tij politike është promovimi i një gjenerate të re në PD për t'u përballur me Ramën. Për Bashën, Bozdo u shpreh se po mbanë pa të drejtë vulën dhe selinë e PD.

"Berisha ka dalë 8 vite më parë nga skena aktive politike, por ka qenë një dyshim i dualizmit të vendimmarrjes në PD dhe është e qartë që i shërbente Bashës në mënyrë absolute, sa herë merreshin vendime gabim, ishte hija e Berishës që i vinte kapak. Nga dualizmi ka përfituar Basha. Ai sot është produkti final i Berishës. PD nuk ka promovuar një lider politik kaq shumë sa Bashën. Kjo ka ndodhur nën hijen e rëndë të Berishës. Situata të tilla ku 'unë i kam marrë vendimet nën trysninë e Berishës unë do jem i lirë...', këto janë qesharake që as ai nuk i beson. Ai është i paaftë dhe i pazoti, nuk ka as autoritet politik. A ka nevojë PD për Berishën për të fituar zgjedhjet? Mendoj se lidershipi i ri i PD duhet të kalojë dhe Bashën dhe Berishën, por njoh rolin e Berishës për të lëvizur trungun demokrat. Berisha mund të bëhet një instrument i promovimit të një gjenerate  të re të PD, të aftë për t'u përballur me Ramën. Berisha besoj se ka për ta luajtur këtë rol të fundit në karrierën e tij politike. Problematika kryesore është që dikush mban pa asnjë lloj të drejte vulën dhe selinë e PD. Ky nuk është njeri politik", tha ai.

Kujtojmë se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk njohu Komisionin e Rithemelimit. Pavarësisht se të 6 emrat e kandidatëve për kryetar bashkie janë bërë nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës, ato do të kërkojnë vota për LSI-në dhe PDK-në.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër