Koalicionin i PD-së, Murrizi: Firmosën si skutha natën, Ndoka nguroi për çështje numrash! Kush garanton se Duka apo 3 deputetët e LSI s’bashkohen me PS-në pas 25 prillit?

‘Shoh 14 veta që janë sharë dhe kanë ngritur akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit ndër vite, dhe që janë sharë me libër shtëpie’

Kështu e ka cilësuar deputeti Myslim Murrizi koalicionin e Partisë Demokratike, i cili u nënshkrua dy ditë më parë rreth mesnatës. Murrizi nënvizoi faktin se ato firmosën si skutha një nga një natën, në vend që të dilnin të gjithë në një tryezë të përbashkët, duke shtuar se disa prej tyre kanë firmosur që të bëhen drejtorë.

Duke ju referuar emrave të përveçëm në listën e aleatëve të PD-së, Murrizi tha se Basha duhet t’u kërkojë falje publikisht atyre që ka thirrur në tryezë pasi i ka quajtur më parë armiq e tradhëtar.

‘Nuk janë akuza dhe kundër akuza, shoh 14 veta të rreshtuar dhe që kanë sharë njëri-tjetrin ndër vite me libër shtëpia dhe të shohësh sa janë sharë këta kam menduar se as në xhenaze nuk shkojnë bashkë. Ato janë bashkë, pështirësia është kjo që ju me thoni, pse është bashkuar Idrizi me Dulen.

Unë e kam mik Sali Shehun, por u dekretua nga Topi, dhe është rrëzuar si i papërshtatshëm, si armik nga PD në Kuvend. Basha duhet t’i kërkojë falje, publike jo tek tavolina atyre që ka thirrur dhe që i ka stigmatizuar si tradhtarë, dhe Artur Roshit. Kjo është pafytyrësia e të gjithëve në tërësi. Edhe Bamirit i ka thënë armik, duhet ti kërkojë falje. Së pari këto u bashkuan në 1 prill dhe partia që drejtohej nga Berisha dhe më pas nga Luli u tha aleanca e qelbësirave, tani ky që u tha këtyre aleanca e qelbësirave ka naj çik qebsinllik. Kush është garancia morale, këta që bredhin me lugë në brez me peshqirë për të fshirë buzët. A do të qëndrojnë kështu siç janë sot?!

Ndoka e vonoi firmosjen për punë numrash. Ato mos të firmosnin si skutha një nga një natën, por të dilnin në një tryezë të përbashkët. Fakti që e gjithë opozita ka shkuar rresht për të firmosur për një vend pune, nga ato 14 unë nuk e di si do justifikohet tek vetë shtrati i PD-së, si do tu thotë nëse fal 14 mandate. Në dijeninë time që një pjesë kandidojnë për drejtorë dhe kanë firmosur.’- tha Murrizi.

Veç Kukësit edhe Dibrës, Murrizi tha se LSI mund të kandidojë me PD-në edhe në Gjirokastër. Murrizi tha më tej se askush nuk i garanton votuesit se LSI, e cila ka dalë vetëm në zgjedhje, pas 25 prillit tre deputetët e LSI-së që kanë garuar nën siglën e PD-së mund të bashkohen me Ramën. Murrizi shtoi se edhe Agron Duka që garon nën siglën e PD-së, mund të shkojë majtas.

‘Se shoh LSI-në dhe PD-në kaq të ndarë në tre qarqe, do të jenë bashkë besoj se edhe në Gjirokastër për hatër të Vangjel Tavos. Edhe në këto tre qarqe LSI është e detyruar me kod zgjedhor të ketë një listë më vetë, por do të mbështesë kandidatin. Në dijeninë time është vetëm, nuk ka parti nën sqetull LSI. Pse të habitem unë nëse LSI del vetëm? Pse duhet të habitem nëse tre deputetë të LSI që kanë garuar në siglën e PD-së të bashkohen me Ramën? Pse duhet të habitem unë dhe demokratët që zoti Duka, dhe mund të shkojë tek të majtët?’- tha Murrizi.

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rera: 26/02/2021 21:39

    O Murriz .Merre ate rrog deri ne fund te parlamentut se vetem kur ta shohesh ne televizor .

    Përgjigju
  • Fredi: 26/02/2021 21:19

    Nese Kisingeri do ishte duke degjuar Murrizin do ti binte hunda ne toke nga superzgjuarsia e ketij filozofi te injorances politike.

    Përgjigju
    • agron: 26/02/2021 21:46

      le te presim njihere....!!!!? pastaj shofim.... sbesoj se Murrizi flet qesim,,!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'