Kobe, vogëlushi që akoma nuk di të flasë por është një shef i vërtetë (VIDEO)

Gatimi është një mënyrë argëtimi për fëmijët dhe lumturi për të rriturit. Por gatimi me kujdes mbi të gjitha është një akt dashurie,” mishërimi i kësaj thënie është vogëlushi Kobe.

Ai është shefi më i vogël që keni parë ndonjëherë por ndoshta më i adhurueshmi.  Djali i vogël nuk mund të flasë akoma, por duket se adhuron gatimin. Ai e bën atë të duket aq argëtues dhe i këndshëm duke i ngjallur të gjithëve  dëshirën për të gatuar.

Në videot që janë bërë trend në Instagram dhe TikTok,  Kobe na tregon sesi mund të gatuash këndshëm dhe shëndetshëm.  Kobe ka llogarinë e tij në Instagram, ku prindërit e tij ndajnë aventurat e tij kuzhinës dhe secila video pëlqehet edhe më shumë.

Shefi i vogël ndonjëherë edhe mund të digjet por gishtat e tij magjik nuk ndalojnë. Prindërit gjithashtu duhet të kenë durim dhe fleksibilitet të jashtëzakonshëm për ta realizuar gjërat siç i do i vogli, por vogëlushi ka jashtë mase shumë dëshirë për ta realizuar këtë. Duke na dhënë të gjithëve një mësim të këndshëm dhe duke na argëtuar pafund.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë