Kocijanciç zbardh detaje nga takimi
Thaçi ,Vuçiç e Mogherini
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, të enjten në mëngjes do të takojë në Bruksel presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, të enjten në mëngjes do t’i takojë në Bruksel presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç.
Maja Kocijanciç, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë, Mogherini, ka deklaruar se takimet në Bruksel do të zhvillohen në kontekstin e diskutimit për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“
Diskutimet do të ndodhin pas takimit të disa javëve më parë, ku janë marrë vesh se do të nisin të punojnë për fillimin e fazës së re të dialogut”, ka thënë Kociançiç.
“Në këtë kuptim, puna tashmë është në zhvillim e sipër dhe ata nesër do t’i vazhdojnë bisedimet”, ka theksuar ajo.
Takimi i radhës në Bruksel, sipas Kociançiç do të jetë joformal.
“Do të bisedojnë edhe për zbatimin e marrëveshjeve të cilat tashmë janë arritur në dialog dhe zbatimi i të cilave është në vazhdim e sipër”, shton zëdhënësja.
Thaçi e Vuçiç, patën theksuar pas takimit të 3 korrikut të zhvilluar po në Bruksel, se nevojitet një fazë e re e procesit të bisedimeve, që sipas lehtësuesit të këtij procesi, Bashkimit Evropian, ka si qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në mars të vitit 2011, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.
Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë.
Kosova dhe Serbia, ndërkaq kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.REL
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
27.6%
-
Keq
50%
-
Nuk e di
22.4%
Vota total: 76
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinimin tonë, u njoftuam disa orë para se të niste
8 Gusht, 22:52
-
Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon
8 Gusht, 22:41
-
Rama dhe Erdogan bisedë telefonike! Presidenti turk: Bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet! Shqipëria të punojë për eliminimin e organizatës FETO
8 Gusht, 22:20
-
Sëmundjet e zemrës, hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar rrezikun
8 Gusht, 22:19
-
Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur
8 Gusht, 22:05
-
14.4 trilionë $ në duart e vetëm 3 mijë njerëzve në botë! Të taksojmë 'super të pasurit' është e mundur dhe më e nevojshme se kurrë
8 Gusht, 21:58
-
Ministri i Mbrojtjes në parkun arkeologjik të Finiqit: Biletaria dhe infrastruktura s’janë dëmtuar! Helikopteri frenoi përhapjen e flakëve në zonat e banuara
8 Gusht, 21:50
-
Largimi i legjendës: Pepe mbyll karrierën në moshën 41-vjeçare
8 Gusht, 21:48
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Mero Baze: Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD
8 Gusht, 21:15
-
Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë
8 Gusht, 21:05