Në një postim në Twitter zëdhënësja e Politikës së Jashtme dhe Çështjeve të Sigurisë së BE-së Maja Kocijançiç ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve kosovare.

Kocijançiç ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Ajo u ka kërkuar partive parlamentare ta konstituojnë Kuvendin dhe formojnë qeverinë sa më shpejt.

Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet e dala nga vota e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Mos krijimi i institucioneve për më shumë se dy muaj është duke e dëmtuar sidomos diplomatikisht Kosovën./telegrafi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com