Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për aksidentin tragjik të autobusit në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe mbetën të lënduar 12 persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe i shprehu ngushëllimet familjes së viktimës për humbjen e tyre.

"Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë - Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë humbje të madhe. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre" shkruan ajo.

U.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Qershor, 15:40

    Si ju duket plani i protestës për të shpërndarë qeverinë e Kuvendin dhe zgjedhja me short mes qytetarëve?