Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nënvizoi sot faktin se gjatë vitit të kaluar rreth 11,314 vizita falas janë kryer në Klinikën Stomatologjike Universitare
“Shëndeti oral është baza e një jete të shëndetshme, dhe ne do të vijojmë të investojmë për ta përmirësuar akoma më shumë këtë kujdes”, shprehet ministrja Koçiu.
Kujtojmë që vitin e kaluar, në Klinikën Stomatologjike Universitare u mundësua për herë të parë instalimi i një teknologjie të avancuar digjitale, Skaner 3D extraoral, motora kirurgjikal dhe unit piezokirurgjie duke përmirësuar shërbimet dentare falas për kategoritë në nevojë, fëmijë të komunitetit rom, të institucioneve të përkujdesit social, të moshuarit si dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Skaneri 3D i gjeneratës së fundit, kryen ekzaminimet e fëmijëve dhe të rriturve duke analizuar në mënyrë të detajuar çdo pjesë me një kohë ekspozimi nga 2 në 14 sekonda si asnjë pajisje tjetër që ul efektet anësore te pacientët.