Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes

Një libër nga Profesor Selami Xhepa dhe kolegët e tij ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili jua ka dhuruar të gjithë ministrave dhe deputetëve të tij për tu njohur me tezat për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Ish-deputeti demokrat i foli Ramës për pengesat që i bën ekonomisë, burokracia e lartë, si dhe nënvizoi nevojën që edhe institucionet e pavarura të japin llogari.

“Institucionet e pavarura janë një mit, sepse varen nga ligji. Ka nevojë për monitorim, duhet të jetë me performancë dhe indikatorë”, tha ai.

Në këtë aspekt, kryeministri komentoi për herë të parë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që rriti pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Kemi bërë në mënyrë të përsëritur përpjekje, por gjatë rrugës e kam parë në më shumë se një rast që një gjë e konsideruar e çliruar është shfaqur sërish e kapur në një tjetër anë dhe zinxhiri i burokracisë është shkurtuar në një anë dhe është zgjatur nga një anë tjetër.

Sa i përket pavarësisë së institucioneve është problem, se pse sa më shumë i japim pavarësi aq më shumë bie në sy paaftësia institucionale për të kontrolluar në kuptimin e performancës, jo politik, në sistemet shtetërore.

Rasti klasik dhe më spektakolar i impotencës së pjesës tjetër për të thënë jo, është se si gjyqtarët i rritën pagat vetes. Bënë një ankim në GJK sepse sipas tyre llogaria e pagave dilte që duhet të rritej në një masë x dhe Kushtetuesja bëri një ekstra llogari e nxori që duhej të rritej edhe më shumë nga sa ishte kërkuar.

Universiteteve i kemi dhënë autonomi financiare, por kontrolli i performancës, nuk e maksimizon efektin që duhet të kishte. Pika tjetër, kur vjen puna tek ministritë, e kemi vuajtur dhe e vuajmë pjesën që ministria i bën të gjitha, kur në fakt ato duhet të bëjnë politika. Është një rendje pas të tashmes kur rutina luan një rol të madh në presionin që ushtron dhe punohet në një lloj emergjence”, u shpreh Rama.

Rama dhe profesor Xhepa apeluan që biznesi të hapë sytë për të kapur ritmin e kohës, pasi integrimi në BE mund t’i gjejë të papërgatitura për të konkurruar.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë bindjen se pavarësia e universiteteve nuk duhet parë si liri e pakufishme, por duhet që performanca e tyre të kontrollohet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buxhetori: 25/01/2025 19:58

    Moren shembullin e politikaneve qe ja rritet vetes me 2fish rrogen. Turp tju vije se popullit u a rrisni me 5 -7 %.

    Përgjigju
  • Konsidero lobotomy: 25/01/2025 16:25

    Ti nuk behesh me o sulltan, ke ik komplet per lesh, po edhe ne mos befshim piken e hajrit po ta dhame ty voten…

    Përgjigju
  • Lui: 25/01/2025 14:20

    Çfarë është kjo pavarësi institucionale?! Përjashto sistemin e drejtësisë që pa asnjë dyshim duhet të jetë i pavarur, në një vend si Shqipëria me më pak se 3 milion banorë nuk duhet të ketë pavarësi institucionale. Para 50-60 vjetësh edhe do kuptohej pavarësia institucionale vetëm për shkak të mungesës së komunikimit fizik dhe shkresor. Por sot që shkon max për 3-4 orë në fshatin më të largët, shto këtu dhe teknologjinë që bëhet çdo gjë në kohë reale (po të duash) Shqipëria nuk ka nevojë për pavarësi institucionale apo administrative për dy arsye. E para jemi popull që kemi treguar që korruptohemi dhe nepotizohemi lehtë, dhe e dyta nuk ka një shembull që një popullatë më e vogël se 3 milion banorë, të ketë pavarësi adminstrative dhe institucionale. Mos ka pavarësi administrative Roma, Milano apo Frankfurti etj..?!

    Përgjigju
  • George Gjergji: 25/01/2025 12:53

    Sistemi Demokratik ne Shqiperi do te stabilizohet kur Presidenti i Republikes te zgjidhet nga populli nje nga juristet me me integritet profesinal e morl dhe te jete kreu i Pushtetit Gjyqesor. Kreu i Pushtetit Legjislativ te jete kryetari i partise qe fiton zgjedhjet, ndersa Kreu i Pushtetit Ekzekutiv te jete nje ekonomist i zgjedhur nga Kuvendi i Shqiperise me shumice votash.

    Përgjigju
  • xXx: 25/01/2025 11:41

    Po deputët që i rritën pagat vetes është normale?!!!

    Përgjigju
    • Llogaritari: 25/01/2025 19:54

      Nuk ishte ate dit ne pun...jà bon me hile

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Plagoset me thikë një burrë në Yzberisht, ishte në gjendje të dehur kur u qëllua gjatë një konflikti pranë një lokali

Tiranë/ Plagoset me thikë një burrë në Yzberisht, ishte në gjendje të dehur kur u qëllua gjatë një konflikti pranë një lokali