Kodheli: 13 paga e gjysëm në vit do
t'i japim mjekut, policit, mësuesit
Një infermier, një mjek, një polic dhe një mësues, do të marrim jo 12 paga, por 13 paga e gjysëm pas aplikimit të taksës së re progresive të programuar nga Partia Socialiste. Këtë fakt, me detaje, e ka dhënë sot, deputetja socialiste Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp.
TIRANË – Një infermier, një mjek, një polic dhe një mësues, do të marrim jo 12 paga, por 13 paga e gjysëm pas aplikimit të taksës së re progresive të programuar nga Partia Socialiste. Këtë fakt, me detaje, e ka dhënë sot, deputetja socialiste Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp.
“Në seancën e të enjtes Kuvendi i Shqipërisë do të votojë propozimin e qeverisë për heqjen e tatimit mbi të ardhurat për rrogat deri në 30 000 lekë; një propozim ky që kopjon në mënyrë gjysmake propozimin e Partisë Socialiste për vendosjen e një taksimi të ndershëm”, - tha Kodheli. - “Falë propozimit tonë për taksim të ndershëm 95 % e shqiptarëve do të paguajnë më pak:
Një infermiere, falë propozimit tonë do të marrë në fund të vitit plot 378 mijë lekë më tepër, ose e thënë ndryshe nuk do të marrë më 12 rroga në vit, por 13 rroga e gjysmë në vit, pra një rrogë e gjysmë më shumë në vit.
Një polic i thjeshtë falë propozimit do marrë në fund të vitit 408 mijë lekë më shumë, ose e thënë ndryshe nuk do të marrë më 12 paga në vit por 13 paga e gjysmë në vit, pra një rrogë e gjysmë më shumë në vit.
Një mësues falë propozimit tonë do të marrë në fund të vitit 507 mijë lekë më shumë, ose e thënë ndryshe nuk do të marrë më 12 rroga në vit, por 13 paga e gjysmë, pra një rrogë e gjysmë më shumë në fund të vitit.
Një mjek falë propozimit tonë do të marrë në fund të vitit do të marrë 536 mijë lekë më shumë, pra nuk do të marrë më 12 paga në vit por 13 paga në vit, pra një pagë më shumë në fund të vitit.
Ndërkohë siç jemi angazhuar, kryeministri, deputetët dhe ministrat do të paguajnë më shumë taksa se paguajnë sot, në ndryshim nga 95% e shqiptarëve që do të paguajnë më pak dhe do të fitojnë më shumë.
Pas 23 qershorit,” – përfundoi deputetja socialiste, - “ Edi Rama kryeministër do të paguajë 2 milionë lekë taksa më shumë çdo vit, se sa paguan sot Sali Berisha. Partia Socialiste fton Sali Berishën dhe mazhorancën ta mbështesin propozimin tonë, pasi prej tij do të përfitonin pjesa dërrmuese e shqiptarëve. Por pavarësisht vendimit që do të marrë shumica ditën e enjte, pas 23 qershorit taksa e sheshtë e Saliut do të zëvendësohet me propozimin e tonë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
13.9%
-
Jo
82.1%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e djeshme e PD-së, 50 të shoqëruar, dy arrestime! Deputetët organizatorë po hetohen në gjendje të lirë
27 Nëntor, 09:26
-
Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!
27 Nëntor, 09:20
-
Spanja: Armëpushimi në Liban, i nevojshëm edhe në Gaza
27 Nëntor, 09:11
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
U ngjit në podium dhe shkroi historinë për Shqipërinë, Lara Colturi votohet si më e mira e javës
27 Nëntor, 09:06
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim
27 Nëntor, 08:43
-
Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku forcat izraelite janë ende të pranishëm
27 Nëntor, 08:39
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)
27 Nëntor, 08:19
-
Hamasi është gati për një armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës
27 Nëntor, 08:11