TIRANE- Forcimi i bashkëpunimit me Kanadanë në fushën e mbrojtjes ka qenë një ndër temat ku është ndalur biseda gjatë takimit që ministrja Mimi Kodheli ka zhvilluar me Jashtëm kanadez, John Baird. Në takimin e mbajtur në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas, ministrja shqiptare e Mbrojtjes u ndal tek rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit me Kanadanë sa i takon trajnimeve të ushtarakëve, shkëmbimet e përvojave të oficerëve apo nënoficerëve, vizita të ndërsjella etj.
 
Ndërkaq, një ministrja Kodheli e falënderoi ministrin kanadez për kontributin që vendi i tij po jep në operacionin e përbashkët të dërgimit të ndihmës së dhënë për qeverinë e Irakut.
 
“Kodheli vlerësoi se ky kontribut është shumë i rëndësishëm në momentin kur e gjithë Aleanca po përballet me kërcënime të ndryshme ndaj sigurisë dhe paqes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
 
Ndërsa, ministri Baird nga ana e tij theksoi se Kandaja e vlerëson maksimalisht kontributin që Shqipëria po jep në këtë operacion të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e popullit të Irakut dhe të rajonit të Lindjes.
 
Të dy ministrat zhvilluan ndërkaq edhe një bisedë edhe me ekupaizhin e avionit kanadez dhe përgëzuan trupat e angazhuara në këtë operacion.

kodheli
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)