Kodheli i përgjigjet Athinës:
Shqiptarët po mbrojnë Greqinë

Kodheli i përgjigjet Athinës:<br />Shqiptarët po mbrojnë Greqinë
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një intervistë për ‘Ethnos’ u ka kthyer përgjigje provokimeve greke, ndërsa ka folur për çështjet e pazgjidhura, sfidat dhe të ardhmen e dy vendeve.
 
E pyetur për deklaratat e homologut të saj Kamenos, që u shfaq pak javë më parë i veshur me uniformë ushtarake pranë kufirit shqiptar, Kodheli shprehet se sjelle të tilla nuk janë të denja dhe se beson te motoja e aleancës ’28 për një dhe një për 28”.
 
Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO-s brenda dhe jashtë kufijve të tij” tha Kodheli, ndërsa shton se ushtarët shqiptarë me misionin e fundit në Egje do të mbrojnë kufirin greko-turk për të frenuar valën e emigrantëve.
 
Një temë delikate në marrëdhëniet mes dy vende kohët e fundit kanë qenë edhe të drejtat e minoritetit, por ministrja thotë se shqiptarët janë unikë në respektimin e të drejtave të tyre.
 
Mund të them pa ekzagjerim se në shqiptarët jemi unikë në këtë çështje dhe cdo gjë tjetër është retorikë”.
 
Përsa i përket varrezave apo çështjeve të tjera mes dy vendeve si ajo çame, apo kufiri detar, Kodheli deklaron se janë pjesë e axhendës mes dy vendeve që po diskutohen.

Në fund të intervistës Kodheli komentoi edhe sulmin nga një media greke pak javë më parë që shkruante se ajo ka punuar si balerinë në një klub nate 25 vite më parë.
 
Shpifje e ulët e njerëzve që nuk meritojnë të quhen as grekë” i cilësoi ministrja shqiptare.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët