Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, ka kërkuar nga homologu i saj kroat mbështetjen për ngritjen në vendin tonë të një qendre ekselence të NATO-s për të luftuar fenomenin e luftëtarëve të huaj, pasi ata përbëjnë "një sfidë dhe kërcënim të vërtetë për shoqërinë tonë".
"Shumë prej tyre vijnë nga rajoni ynë dhe akoma më shumë kalojnë përmes rajonit tonë. Shumë shpejt do të nisim shkëmbimin e pikëpamjeve në Komitetin Ushtarak të NATO në Bruksel, për ta ngritur këtë qendër në Shqipëri. Mbështetja e Kroacisë në këtë nismë të vendit tim, është shumë e rëndësishme dhe do të ishte e mirëpritur nga ana jonë." - tha Kodheli.

Në takimin me homologun Željko Reiner, Kodheli shprehu ndër të tjera gatishmërinë e Shqipërisë në përpjekjet e përbashkëta në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në emër të stabilitetit dhe sigurisë.
Dy ministrat ranë dakord edhe për hapjen e zyrave të përfaqësuesve ushtarakë në Tiranë e Zagreb.

Ministrja Kodheli përsëriti vendosmërinë e Shqipërisë si një aleate e fortë e "politikës së dyerve të hapura" të NATO-s, deri në integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Aleancë.
Nismën e Shqipërisë për ngritjen e një qendre ekselence për trajtimin e luftëtarëve të huaj dhe mbështetjen që nevojitet për këtë, ministrja e Mbrojtjes e preku edhe në takimin që pati me ministrin e Jashtëm kroat.

Foto të tjera..
Në takimin me të, Kodheli tha se reforma në drejtësi do të hapë një kapitull të ri si në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, ashtu edhe në procesin e integrimit të vendit tonë në BE.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
"Shumë prej tyre vijnë nga rajoni ynë dhe akoma më shumë kalojnë përmes rajonit tonë. Shumë shpejt do të nisim shkëmbimin e pikëpamjeve në Komitetin Ushtarak të NATO në Bruksel, për ta ngritur këtë qendër në Shqipëri. Mbështetja e Kroacisë në këtë nismë të vendit tim, është shumë e rëndësishme dhe do të ishte e mirëpritur nga ana jonë." - tha Kodheli.

Në takimin me homologun Željko Reiner, Kodheli shprehu ndër të tjera gatishmërinë e Shqipërisë në përpjekjet e përbashkëta në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në emër të stabilitetit dhe sigurisë.
Dy ministrat ranë dakord edhe për hapjen e zyrave të përfaqësuesve ushtarakë në Tiranë e Zagreb.

Ministrja Kodheli përsëriti vendosmërinë e Shqipërisë si një aleate e fortë e "politikës së dyerve të hapura" të NATO-s, deri në integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Aleancë.
Nismën e Shqipërisë për ngritjen e një qendre ekselence për trajtimin e luftëtarëve të huaj dhe mbështetjen që nevojitet për këtë, ministrja e Mbrojtjes e preku edhe në takimin që pati me ministrin e Jashtëm kroat.

Foto të tjera..Në takimin me të, Kodheli tha se reforma në drejtësi do të hapë një kapitull të ri si në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, ashtu edhe në procesin e integrimit të vendit tonë në BE.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)












