Kodheli me ministrin malazez:
Bashkë kundër Rusisë në Ballkan

Kodheli me ministrin malazez:<br />Bashkë kundër Rusisë në Ballkan
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zhvilluar sot në Tiranë një takim ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç.
 
Kodheli e cilësoi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për t’i rikonfirmuar Malit të Zi se shumë shpejt do të rreshtohet zyrtarisht si anëtar me të drejta të plota në NATO.
 
Duke u ndalur te ndikimi rus në Ballkan, Kodheli deklaroi se dënon çdo ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti të pavarur për të destabilizuar situatën në rajon.
 
"Shqipëria dënon çdo ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të pavarura, çdo influencë në vendimmarrjen e popujve sovranë, çdo synim për një destabilizim të Ballkanit dhe largimin e rajonit tonë nga rruga e vetme, rruga e vlerave, rruga evropiane.
 
Çdokush që kërkon të ndërhyjë dhe të trazojë situatat e sigurisë apo situatat e ekuilibruara tashmë në Ballkan, dhe kur them tashmë kam parasysh Ballkanin e 20 viteve më përpara që ishte shumë i trazuar, unë besoj që do të marrë përgjigjen që meriton.
 
Ballkani vazhdon të mbetet një qoshe e Europës shumë e rëndësishme, këtë e tregon edhe fakti që misioni më jetëgjatë i NATO-s është pikërisht në Ballkan, ai i KFOR
" tha Kodheli.
 
Ndërsa ministri malazez Boshkoviç theksoi se "Kur bëhet fjalë për ndikimin rus është i pakundërshtueshëm fakti që forca të sigurisë ruse janë përpjekur që të ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme në zgjedhje dhe me këtë çështje merren sistemet institucionale malazeze.
 
Prokurori i çështjes jam shumë i bindur që shumë shpejt do të çojë çështjen për gjykim.
 
Është fakt i pakundërshtueshëm që ne e vuajmë në kurrizin tonë këtë koncept të ri të vllazërisë hibride dhe shpesh në opinionin publik ka dizinformime me qëllim që të krijohet konfuzion në publik dhe hetimet të marrin drejtim krej tjetër
" tha ai.
 
Ministrja Kodheli përshëndeti shqiptarët e Malit të Zi, të cilët i konsideroi si një urë të përjetshme lidhëse mes të dy vendeve, dhe nënvizoi se e ardhmja e përbashkët është NATO dhe Bashkimi Evropian.


[gallery]21541[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0